fbpx

Afatet parazgjedhore: Çfarë na pret deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit?

-

Zgjedhjet që deri më tani u anuluan dy herë, kësaj radhe do të mbahen më 11 dhjetor.

Këtë para dy ditëve e arritën liderët e katër partive.

Nëse partitë nuk ndërrojnë mendje dhe sërish i anulojnë zgjedhjet, ja afatet e Kodit zgjedhor që duhet të respektohen:

  • 2 shtator (sot) – Ministrat dhe zv- ministrat e LSDM-së zyrtarisht do të emërohen për anëtarë të Qeverisë;
  • 12 tetor – pritet të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet;
  • 17 tetor – Radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe ato elektronike (portalet) obligohen të publikojnë listën e çmimeve për reklamim politik të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor;
  • 27 tetor – KSHZ patjetër ta bëj publike listën e votuesve. Shqyrtimi publik zgjat 20 ditë, deri më 16 nëntor;
  • 11 nëntor – KSHZ duhet t’i publikoj përshkrimet e njësive zgjedhore;
  • 18 nëntor – KSHZ patjetër duhet t’i publikoj në gazetë ditore listat me kandidat për deputetë;
  • 21 nëntor – Fillon fushata zgjedhore;
  • 22 nëntor – KSHZ do t’ua dorëzoj listën e votuesve partive politike të cilat në afat prej pesë ditë, deri 27 nëntor, patjetër të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, shtim apo fshirje të të dhënave;
  • 27 nëntor – KSHZ nënshkruan listën e votuesve;
  • 8 dhjetor – KSHZ duhet ta dorëzoj materialin zgjedhor në komisionet komunale zgjedhore;
  • 10 dhjetor  – Përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja parazgjedhore;
  • 11 dhjetor – Zgjedhjet e parakohshme zgjedhore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.