Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) fuqishëm dënon kërcënimet për ndjekje penale të gazetarëve, të drejtuara nga Prokuroria Publik në ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në qoftë se publikojnë materiale që mund të jenë subjekt i procedurave penale.
“Një sjellje e tillë e prokurorisë është e pakuptimtë sepse kërkonë me arogancë të shfuqizojë rolin e medias si një korrigjues për autoritetet në një shoqëri demokratike.
Me kërcënimet e tilla kundër gazetarëve, Prokuroria kërcënon të drejtat kushtetuese dhe liritë e gazetarëve dhe qytetarëve. Prokurorinë kujtojmë se Kushtetuta e Maqedonisë është shumë e qartë, e cila në nenin 16 ndalon censurën dhe lirinë e fjalës, paraqitjen publike, informimin publik, si dhe qasje të lirë tek informata, lirinë për të marrë dhe dhënë informacionet.
Për më tepër, këto kërcënime të ndjekjes penale nuk kanë bazë ligjore. Në Maqedoni nuk ka ligj të tillë që i jep të drejtë Prokurorisë për të bërë censurë në publikimin e materialeve që zbulojnë vepra penale.
Prokuroria mund të thirret për të mos publikuar materiale për hetime të cilat janë në procedurë e sipër, por të kërkohet që mos publikohen materiale të cilat mund të jenë mund të jenë subjekt i një procedure penale, është absurd dhe paraqet një abuzim të rënd të institucionit.
ShGM inkurajon gazetarët mos bien pre e këtyre kërcënimeve boshe, të cilat nuk kanë bazë ligjore dhe bën thirrje për të raportuar në përputhje me Kodin e Etikës së Gazetarëve, i cili kërkon gazetarët të respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.
ShGM kujton gazetarët se neni 5 i Kodit të Etikës, në të cilin gazetari duhet të respektojë ligjet e shtetit, por nuk do të publikojë ose nuk do të fsheh asgjë që është në kundërshtim me interesin publik”, thuhet në njoftimin e ShGM-së.