Njoftimi i mbrëmshëm i Prokurorisë Publike për materialet e takimit mes kryeministrit Nikola Gruevski dhe liderit të opozitës Zoran Zaev, në të cilën, ndër të tjera, mediat janë paralajmërohen të mos publikojnë materiale të këtilla ose të ngjashme, sepse do të ndëshkohen, shkaktoi reagime të mëdha në publik dhe tek shoqatat e gazetarëve.
Reagimet e para ndaj njoftimit dalin dhe sugjerojnë më shumë momente në lidhje me zbulimin e informacioneve dhe materialeve të rastit “Puç”, prej të cilave tre mund të veçohen:
-Mediumeve iu ndalohet të publikojnë video- materialet nga takimi mes Gruesvkit dhe Zaevit, dhe kanë lidhje me rastin “Puç”;
-Është vënë në pikëpyetje paraqitja e provave për rastin “Bombë”, që kreu i opozitës, pretendon se i posedon dhe paralajmëron se do t’i publikojë;
– Komplikohet mundësia se mediat mund të publikojnë materiale nga “Puçi” dhe nga “Bomba”, me paralajmërimin që dërgon për këtë Prokuroria se me publikimin e tyre në opinion shkelet ligji.
Për këtë të fundit, e që reagoi me kumtesë ishte Sindikata e Pavarur e Gazetarëve (SPG), duke thënë se paralajmërimet kërcënuese të Prokurorisë Publike “nuk duhet të jenë justifikim për t’u tërhequr nga detyra kryesore e gazetarisë – për të mbrojtur interesin publik në mënyrë që të ndihmojë publikun, nëpërmjet informacionit që ata transmetojnë, vet të sjell vendim të saj dhe opinion të vet për çështjet dhe zhvillimet në shoqëri. ”
Profesori i Fakultetit Juridik “Justinian i Parë” Gordan Kallajxhiev konsideron se mediat kanë detyrim për të publikuar informacion për krimin dhe korrupsionin, kurse Prokuroria duhet të shpjegojë me cilin ligj kjo është e ndaluar.
– Prokuroria duhet të shpjegojë me cilin ligji e ndalon publikimin e materialeve të tilla dhe deri më tani në ç’bazë janë publikuar materiale të tilla nga Ministria e Brendshme. Mediat kanë për detyrë të publikojnë informacione dhe materiale në të cilat ka bazë për të dyshuar për korrupsion ose krim. Kjo është njëlloj sikurse të ndaloni gazetarin, kur shkon në terren lidhur me ndonjë ngjarje, të marrë dhe të publikojë prova nga dëshmitarë dhe dëshmitarët okular. Konkluzioni për veprimet e Prokurorisë përndjekje mund të nxirren nga kumtesa që për publikun dërgoi Komiteti i Helsinkit, prej ku del përshtypja se Prokuroria më shumë është duke u përpjekur të fshehe sesa do të zbulojë dhe përndjek krimin dhe korrupsionin – thotë Kallajxhiev.
Paralajmërimi që të mos zbulohen informacionet e klasifikuara, është një e drejtë legjitime e Prokurorisë, por tjetër është rasti kur ata janë shfaqur tashmë në publik dhe të gjithë i dinë, shpjegon profesori universitar dhe dekani i Fakultetit Juridik në FON, Temellko Ristevski.
– Çdo gjë që është e vërtet, Prokuroria nuk duhet të ndalojë të publikohet. Ajo mund dhe duhet të paralajmërojë të mos shpërndahen informacion me një shkallë të caktuar të fshehtësisë, por kur diçka është futur në publik dhe ajo di për këtë, fshehtësia ndërpritet, madje edhe sikur në dokument akoma shkruan “me shkallën e konfidencialitetit” – thotë Ristevski.
Prokuroria Publike në kumtesë njofton se nga Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar të kontaktojë rrjetin në të cilin u lëshuan materialet nga takimi midis kryeministrit dhe kryetarit të partisë së LSDM-së, “për largimin e tij dhe heqjen e materialeve të tilla, që do të publikohen në të ardhmen.”
– Si gjithmonë, do të veprojmë sipas kërkesave të Prokurorisë Publike dhe nga “YouTube” do të kërkojmë ” menjëherë të heq materialin e kontestuar. Përgjigjen që do ta marrim nga “YouTube” jemi të obliguar ta dorëzojmë në Prokurorinë Publike, dhe ata do të vendosin se a do ta publikojnë ose jo – tha zëdhënësi MPB-së Kotevski.
Ai thotë se deri tani disa herë kanë vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Publik të për të reaguar tek rrjetet për materialet e kontestuara.
Para do kohësh, video- materiali i “Nova Tv”, të regjistruar në protestën e parë të studentëve që u mbajt më 17 nëntor, është raportuar nga video- servisi i “YouTube” si “i pahijshëm ” sepse ” në video nga minuta 12:45-16:14 ka shkelje të privatësisë së dikujt “. Pastaj “Nova Tv”” mori një letër nga “YouTube” për të hequr pjesën e kontestuar të videos. Në minutat e diskutueshme të videos, përveç studentëve që protestuan duken edhe fytyrat e policëve që ruanin rendin dhe sigurinë e protestës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme atëherë na thanë se ata nuk kanë reaguar në “YouTube” për të hequr atë pjesë të videos.
– MPB-ja nuk është një procedurë për rastin dhe për këtë arsye nuk ka bazë të kërkesës për heqjen e videos nga “YouTube”, – tha për “Metën” zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.
Nga “Nova TV” deklaruan se kërkesa ishte tentim për censurë, sepse të gjitha materialet e publikuara janë regjistrime të bëra në ngjarje publike dhe videot janë me interesi publik.
Portali pas ditësh mori përgjigje se videoja është shqyrtuar nga punonjësit e “YouTube”, i cili në bazë të rregullave të tyre,vendosi që përmbajtja e videos mos hiqet.