fbpx

LSDM të premten vendos se kur do ta publikojë bombën

-

Të premten në orën 18, Bordi Qendror i LSDM-së do të vendosë kur do të publikohet bomba, është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve zëdhënësi I LSDM-së Petre Shillegov.

Ai në pres konferencë e ka vlerësuar si konfuze dhe tentativë për hutim të opinionit, kumtesën e Prokurorisë për pasojat rreth publikimit të materialeve që janë pjesë e hetimeve. Ai tha se ndalesa nuk vlen për argumentet që LSDM-ja ka paralajmëruar t’i publikojë në opinion dhe as për mediat që do t’i publikojnë ato.

“Ndalesa për të cilën flet Prokuroria publike nuk ka të bëjë me mediat dhe gazetarët që do t’i publikojnë argumentet që LSDM do prezantojë. Prandaj, vlerësojmë se me vetëdije, kumtesa konfuze e Prokurorisë publike nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e kotë për të penguar publikimin e argumenteve dhe dokumenteve për qeverisjen kriminale të Nikolla Gruevskit dhe disa individëve rreth tij”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Sipas Shillegovit, me vendimin për ndalimin e publikimit të mëtejshëm, prokuroria ka vërtetuar se në videon ku shihen duke biseduar kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri opozitar Zoran Zaev, është konsumuar vepër penale. Kështu gjykon LSDM-ja opozitare e cila përmes një konference për shtyp ka kërkuar nga prokuroria që të ngrejë padi ndaj kreut të Qeverisë, Gruevski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.