fbpx

Zhernovski ftohet në PSP për projektin “Shkupi 2014”

-

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, të martën do të paraqitet në Prokurorin speciale publike për të dhënë deklaratë lidhur me projektet e PDU-së “ Ringu i Vogël”, zonë që përfshin pjesën qëndrore të qytetit ku janë të vendosura monumetet e projekti “ Shkupi 2014”.

Një njoftimin e kryetarit të Komunës Qendër, thuhet se menjëherë pas marrjes në funksion të kryetarit të komunës, me urdhër të Zhernovskit janë përpunuar dy raporte të revizionit, me çka janë konstatuar shumë shkelje ligjore.

“Në bazë të dokumenteve dhe dëshmive , janë konstatuar shkelje të ligjit, përmendore të paguara shumëfish më tepër dhe procedur kriminele të tenderit. I tërë materiali dhe raportet I janë dërguar Prokurorisë publike që para tre vitesh. Prokuroria publike kërkoi dëshmi plotësuese, gjë që u plotësua menjëherë nga komuna Qendër. Që atëherë prokuroria publike ka heshtur për këtë lëndë dhe nuk e procedon, me çka pengohet nisja e zgjidhjes ligjore” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga kobineti i kryetarit të komunës Qendër.

Zhernovski shpreson se me themelimin dhe punën e PSP-së, më në fund do të zbardhet e vërteta kriminele e projektin Shkupi 2014 thuhet më tej në komunikatë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.