fbpx

Zaev porositi nga protesta: Është fundi, mos stërzgjat, përfundoi e jotja”

-

“Erdhëm për ardhmërinë tonë. Do të dërgoj mesazh konkret, të qartë në emër të gjithëve këtu, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serb, boshnjak, nga anë të ndryshëm të Maqedonisë, nga shoqata të ndryshme civile, lidhje dhe parti politike. Gruevski, mos e zgjat sepse vet e sheh se e jotja ka marrë fund. Largohu, largohu- theksoi lideri i LSDM.

Ai në fillim i luti të pranishmit për heshtje 1 minutëshe për të nderuar viktimat në aksionin në Kumanovë.

“Kemi vuajtur një dekadë që e vërteta të del në shesh. E madhe aq sa metra katrorë ka Maqedonia. Doli e vërteta nëpër fjalë ndërsa tani nxori lumenj nëpër rrugët e Shkupit. Ja çfarë mund të bëj një njësi masash për krime, gënjeshtra, tortura dhe diktaturë, i personifikuar në figurë i cili vet nuk e sheh pamjen e tij në pasqyrë- shtoi Zarv.

Ai iu bëri thirrje të pranishmëve me fishkëllima ta zgjojnë njeriun dhe t’i ndihmojnë Maqedonisë.

“Në mënyrë qyqare, nga pozita e kryeministrit, dëgjuam se si ka qëruar hesapet me kundërshtarët e tij, i ka dërguar në burg me pistoletë në kokë, iu ka shembur dhe prishur objekte, ka vjedhur, ka marrë parcela të tëra, është instaluar në gjyqësorë, ka urrejtur edhe përmes institucioneve, është hakmarrë, në mënyrë të ashpër ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet. Gruevski konsideron se është hap qyqar nëse largohet. A nuk është qyqare këtë që po e bën, a nuk është qyqare që po e mban Maqedoninë peng. Ky tubim tregon se me apo pa dëshirë, ai duhet të largohet. Tjetër zgjidhje për krizën s’ka- tha Zaev.

Që të kthehet demokracia që e kanë shkelur, drejtësinë që e kanë okupuar, Zaev përmendi se ky 17 maj do të hyj në historinë e Republikës së lirë të Maqedonisë.

“Zgjidhja për rrugëdalje është Nikolla Gruevski të jep dorëheqje. Menjëherë, bashkë me të, dorëheqje të japin edhe prokurori Marko Zvrlevski dhe prokurori Jovan Ilievski. Dorëheqje të jep edhe strukturat udhëheqëse e RTVM-së. Patjetër duhet të arrihet marrëveshje politike për qeveri kalimtare, që do të ketë mandat të organizoj zgjedhje të lira, zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duhet të pastrohen listat zgjedhore, t’i kthejmë të gjithë mekanizmat e shtetit modern maqedonas. Për këtë, porosis se erdhëm dhe nuk largohemi derisa ta kthejmë qetësinë, lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë- tha Zaev.

Ai pret të ndihmoj komuniteti ndërkombëtarë, por jo vetëm me vëzhgim.

“Theksoj se inati i Gruevskit mund të ketë pasoja, që askush nuk i dëshiron. Për këtë, dua të porosis se të gjithë OJQ me rrugë të urtë dhe të qetë do ta sjellin kthesën, ku nuk do të ketë vend për dhunues. Në pritje të epilogut të tillë të krizës, tre muaj e gjysmë përsëritim se kjo e keqe nuk do të përsëritet- tha Zaev.

Ai i përmendi edhe parimet kryesore mbi të cilat LSDM do ta ndërtoj shtetin:

v Një shtet- një shoqëri

v Multikulturë që në çerdhe

v Shpërndarje të drejtë të shpenzimeve

v Rroga, pensione, asistencë sociale dhe tatime të harmonizuara sipas të ardhurave të qytetarëve

v Reforma në gjyqësor

v Emërim të prokurorit publik

v Trup që do të siguroj pavarësi të mediumeve

v Çmontimin e komoditetit të pushtetit

v Llogaridhënie tremujëroshe e Qeverisë.

Zaev paralajmëroi edhe shëndetësi efikase pa pengesa administrative, futjen e llogarisë nacionale shëndetësore, që do të mundësojë në çdo moment të ndiqen shpenzimet në shëndetësi, sistem arsimor që së bashku do t’i ngritin studentët, nxënësit e shkollave të mesëm, arsimtarët dhe profesorët. Ai paralajmëroi edhe shkurtimin e numrit të lëndëve në shkollë ndërsa premtoi edhe pavarësi në gjyq, transparencë dhe llogaridhënie të politikanëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.