fbpx

Euro-deputetët kërkuan kthimin e demokracisë

-

Aktivistja Marija Xhons “të gjithë të papërcaktuarve dhe të gjithëve që bëhen kinse nuk dinë” iu dërgoi mesazh se rruga vet do t’ju tregoj se nuk jetojmë vetëm në krizë politike, por edhe në krizë shoqërore.

“Duhet t’i kthejmë institucionet. Do të kërkojmë heqjen e ligjeve të padrejta, ligjin e honorarëve, të gjithë ligjet në arsim sepse askush nuk beson në to. Kërkojmë të hiqet ligji i ri për nëpunësit administrativ” theksoi Xhons.

Euro-deputeti nga Gjermania, Knut Flekenshtajn shprehi ngushëllime për policët e vrarë në Kumanovë.

“Nuk erdha që të tregoj si të ballafaqoheni me krizën politike. Por, erdha në Shkup që të solidarizohem jo vetëm me miqtë e mi social- demokrat, por me të gjithë ata që protestojnë për liritë e tyre dhe jam i mahnitur. Maqedonia ka nevojë për kthimin e demokracisë. Kthimi i sërishëm i gjyqësisë së pavarur, mediumeve të lira, luftën kundër korrupsionit- tha Flekenshtajn.

Euro- deputeti nga Bullgaria, Sergej Stanishev, tha se këtë që po e sheh është impresionuese.

“Këto njerëz luftojnë për demokraci. Shumë para janë shpenzuar për gjëra të kota, në vend që të shpenzohen për shëndetësi, social…dua të dini se zëri i juaj dëgjohet edhe në BE. Dua të dini se kërkesat e juaja janë të vlefshme. Dua ta shoh Maqedoninë stabile, të avancuar dhe evropiane- tha Stanishev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.