fbpx

Zaev: Nuk dua lënda të anashkalohet, por e vërteta të del në shesh

-

Seanca e sotme për rastin “Puçi” sërish u shty sepse në seancë nuk u paraqit prokurori nga Prokuroria Speciale, e cila para dhjetë ditëve mori kompetencat për këtë rast.

Siç informoi gjykatësja Ljubinka Bashevska, sot nga Prokuroria Speciale ka arritur njoftim në të cilën kërkohet prolongim i seancës, sepse iu është dashur më shumë kohë që të shqyrtojnë dhe hetojnë provat nga raportet për lëndën gjyqësore “Puçi”

Beshevska konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës dhe e shtyu për më 14 janar të vitit 2016.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sot u paraqit në seancë dhe pas përfundimit të seancës deklaroi se është paraqitur sepse ashtu siç më herët ka paralajmëruar këtë do ta bënte kur rastin do ta merr Prokuroria Speciale.

Siç edhe premtova se do të vij pasi që këtë lëndë ta merr Prokuroria Publike, kështu edhe veprova sepse e mbaj fjalën. Prokuroria Speciale është kompetente se e vërteta dhe e drejta do të kthehen në Maqedoni. Unë nuk dua që kjo lëndë të anashkalohet dhe të mos porcesohet, por dua që e vërteta të del në shesh. Nga ajo që qytetarët dëgjuan në 11 muajt e kaluar, e kanë të qartë se s’ka asnjë shërbim sekret dhe se nuk ka pasur sulm ndaj kryeministrit, sepse u morëm vesh për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Nuk kërkoj vetëm drejtësinë për Zaevin, por për të gjithë qytetarët e Maqedonisë- tha Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.