fbpx

Zaev: Nuk do të marr pjesë në takimin në Bruksel

-

 

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar se nuk do të merr pjesë në takimin me eurokomesarin Johanes Han më 10 qershor në Bruksel.

“Deklarata e komisarit Han në Uashington përmban elemente njëanshmërie dhe është joadekuate në periudhën përgatitore para takimit vendimtar në Bruksel. Habit vlerësimi i eurokomesarit për raporte të përgjithshme pozitive nga misioni mbikëqyrës i OSBE OSBE-së dhe ODIHR-së për ciklet e fundit zgjedhore në Maqedoni. As OSBE e as ODIHR, e as BE deri tani nuk kanë konstatuar se raporti për zgjedhjet ka qenë pozitiv. Në mënyrë plotësuese, argumentet nga projekti “E vërteta për Maqedoninë e zbuluan mes tjerash prapavijën kriminele të më tepër cikleve zgjedhore të organizuara dhe realizuara nga Gruevski dhe pushteti i tij”, deklaroi Zaev.

Lideri i LSDM-së tha se dëshmitë nga projekti “E vërteta për Maqedoninë” zbuluan prapavijën kriminale për disa cikle zgjedhore në Maqedoni, të organizuar dhe zbatuar nga ky pushtet.

“Dua të përmend se ne në tërë këtë periudhë sillemi maksimalisht në mënyrë demokratike dhe u ulëm në tavolinë të përbashkët edhe krahas pozicionin jo të barabartë në të cilën u vendosëm. Dhamë maksimumin në këtë proces dhe pres kjo të respektohet nga të dyja palët”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se pas bisedimeve të 2 qershorit është ngritur edhe një aktakuzë ndaj tij për mitmarrje edhe pse, siç thotë Zaev, kallëzimi penal ka qenë për tentim të mitmarrjes. Është bërë edhe diversion në makinën e djalit të Zoran Verushevskit ndërsa janë bërë edhe bastisje të reja në shtëpitë e të arrestuarve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.