fbpx

Ahmeti takohet me Furnie dhe Oer

-

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në takim pune në selinë e partisë në Tetovë Ambasadoren e Francës në Maqedoni, Zonjën Lorens Oer si dhe përgjegjësin për Ballkanin në Ministrinë e Mbrojtjes Franceze, Z. Reno Dorliak.

Ambasadorja Francës uroi Kryetarin Ahmeti për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare dhe shprehu mirënjohjen për përcaktimin e Bashkimit Demokratik për Integrim që të fokusojë të gjitha forcat në drejtim të integrimit EuroAtlantik.

“Franca mbështet procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe inkurajon autoritetet vendase që të përpiqen të arrijnë kompromis për të gjitha çështjet e hapura në mënyrë që të realizohet ky synim”.

Kryetari Ahmeti falë]nderoi autoritetet franceze për mbështetjen e Parisit për Maqedoninë dhe theksoi që koha ka ardhur për angazhim serioz dhe të drejtpërdrejt nga komuniteti ndërkombëtar në drejtim të arritjes së kompromisit me Greqinë.

Ahmeti theksoi se BDI ka luajtur rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës së rëndë politike.

“BDI vepron me përgjegjësi të plotë, duke i vendosur interesat e shtetit para atyre partiake dhe vendosi të merr pjesë në tejkalimin e krizës e jo ta thellojë atë me procedura që do të ishin në favor të BDI e jo të shtetit”, ka deklaruar Ahmeti.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.