fbpx

Zaev: Ka prova se “klika në pushtet” ka organizuar ngjarjet e Kumanovës

-

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev mbrëmë para banorëve të lagjes Kapishtec të Shkupit, mes tjerash tha se ka tregues serioz se ngjarjet e Kumanovës më 9-10 maj janë organizuar nga “klika në pushtet”.

“Ka prova serioze se ngjarjet e Kumanovës i ka organizuar klika në pushtet. Dhe në fund, e shihni këtë paturpësi? Një ditë pas ngjarjeve në Kumanovë, ku humbën jetën tetë policë të ri, kanë dhënë 2 milion e 600 mijë euro për televizionet Sitel, Alfa dhe Kanal 5 që sërish të gënjejnë opinionin”, njofton A1on deklaratën e Zaevit.

Në këtë takim Zaev ka shtuar se jorastësisht janë kërkuar ministër në MPB që të mund të reagojnë nëse dikush në zgjedhje tenton të vjedh vota apo të bëj shantazh.

“Në Kodin zgjedhor qëndron se ai që blen vota apo frikëson dikë të dënohet me burg prej 3 deri 5 vjet. Për këtë edhe e kërkuam institucionin e MPB-së. Atë që do ta kapin duke vjedhur vota apo duke frikësuar, menjëherë do të pasojë urdhër nga Oliver Spasovski të arrestoj- shtoi Zaev në takim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.