Debati për politikat ekonomike mes ministrit të financave, Kiril Minoski dhe zv- ministri plotësues Kire Naumov, prej 16 shtatorit dhe ai i djeshmi (6 tetor 2016) mes ministrit të brendshëm Oliver Spasovski dhe zv- ministrit plotësues Oliver Andonov, edhe krahas të gjitha dobësive, megjithatë janë fije shprese për më shumë se një dekadë ballafaqimet e bllokuara të ndërsjella të politikanëve.

Kjo imponon dilemën nëse është i mundur të ndodh një ballafaqim mes krerëve të LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevskit.

Për LSDM-në nuk ka kurrfarë problemi kreu i tyre të paraqitet në duel televiziv me rivalin e tij politik.

“Zoran Zaev çdoherë është i gatshëm të del në debat me Gruevskin. Ne e ftojmë atë në debat, në cilindo medium dhe cilëndo kohë. E njëjta vlen për çdo përfaqësues të LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së” tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Ndërsa nga VMRO DPMNE as nuk konfirmuan e as nuk mohuan nëse Gruevski është i gatshëm për duel me liderin e opozitës.

“Duhet të mendojmë dhe varësisht nga agjenda do të prononcohemi” deklaroi zëdhënësi Kotevski.

Nga redaksia informative e TVM-së thonë se bëjnë plane për emisione debati, por do t’i publikojnë kur të shpërndahet Kuvendi.

“Përgatitje po zhvillohen dhe do të bëjmë debate me politikanët para zgjedhjeve. Kuptohet se duam debat mes Zaevit dhe Gruevskit, e kush nuk do të dëshironte” thonë nga TVM për “Meta”.

Nikolla Gruevski eviton përballje prej vitit 2006, kur edhe erdhi në pushtet.

Gazetari Aleksandar Çomovski e kishte këtë nder para një dekade, në emisionin e tij “Çumu” në televizionin A1, që të jetë ballafaqimi i fundit mes Gruevskit dhe Zaevit, por në përbërje të gjerë. Atëherë, ishin mysafir Gruevski me “kabinetin e tij të vogël” dhe Zaev si zv- kryetari i LSDM, me më shumë ekspertë dhe gazetarë.

Ftesë për ballafaqim mori edhe në zgjedhje e parakohshme parlamentare të vitit 2008, kur kryetare e LSDM-së ishte Radmilla Sheqerinska. Atëherë, përmes video- regjistrimi pak para zgjedhjeve, Sheqerinska kërkoi ballafaqim televiziv ndërsa Gruevskin e porositi që “mos të ik nga fustani i grave”.

Paraprakisht, ftesë për ballafaqim televiziv deri tek kreu i VMRO DPMNE dhe kryeministrit të atëhershëm dërgoi edhe ish kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenovski.

Nga pozita e kryeministrit dhe kreut të partisë në pushtet, Nikolla Gruevski nuk pranoi asnjë nga ofertat.

Është interesante se edhe Branko Cërvenovski refuzoi ftesën për debatin që në vitin 2002 ia dërgoi kryeministri i atëhershëm Lubço Georgievski.

Dueli i fundit televiziv mes krerëve të partive ka ndodhur në vitin 1998 kur në studio ballë për ballë u ulën krerët e atëhershëm të LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së, Branko Cërvenkovski dhe Lubço Georgievski.

Politikani i parë maqedonas që refuzoi ballafaqim televiziv ishte ish presidenti Kiro Gligorov. Për zgjedhjet presidenciale të vitit 1994, ai refuzoi të ballafaqohet me kundër- kandidatin e tij, Lubisha Georgievskin.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004, kandidatët e atëhershëm të LSDM dhe VMRO DPMNE, Branko Cërvenkovski dhe Sashko Kedev, kishin ballafaqim televiziv.

Pas ballafaqimit televiziv në TVM mes shefit aktual të shtetit, Gjorgje Ivanov dhe kundër –kandidatët e tyre para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014-të, menjëherë pas mbarimit të debatit, Institucioni “Pavle Shatev” si risi në hulumtimin e mendimit publik në Maqedoni, realizoi anketë përmes telefonit mes shikuesve. Anketa tregoi se Ivanov ka qenë fitues bindës në debat, me çka u konfirmoi edhe në zgjedhje.