fbpx

Zaev: Gruevski pranoi dështimin e politikave të tija ekonomike

-

Nikolla Gruevskoi edhe zyrtarisht pranoi dështim të plotë për të gjithë politikat e tij këto 10 vite. Politikat e tija shkatërruese dhe jo-fitimprurëse pa koncept të qartë ekonomik dhe vizioni për zhvillimin e shtetit sollën shtetin në gjendje që patjetër të merr borxh që të siguroj mjete, pensione dhe asistencë sociale, akuzoi numri një i LSDM-së, Zoran Zaev në brifingun e sotëm. Zaev shton se me këtë bie në ujë i tërë sukses i rrejshëm ekonomik që Gruevski me vite e krijon përmes mediumeve nën kontrollin e tij, të paguara me të hollat e popullit.

“Pamja e keqe në ekonomike me vite është virtuale, e paraqitur në mënyrë të rrejshme si e dyta në Evropë ndërsa e 12-ta në botë. Prej dje, qytetarët, firmat, punëtorët, mjekët, bujqit, profesorët, të gjithë e dinë për kolapsin e politikave ekonomike të Gruevskit, nëse mund të quhen politika ekonomike. Gruevski e solli Maqedoninë para falimentimit. Në 10 vitet e fundit, Gruevski shpenzoi 25 miliard euro nga buxheti, mjete të popullit ndërsa e solli shtetin në pozitë që s’mund t’i paguaj as pensionet. Ku janë paratë e qytetarëve që me vite paguajnë tatime dhe shpenzime tjera. Si është e mundshme të mos të ketë të holla për rroga dhe pensione ndërsa të shpenzohen 630 milion euro për përmendore. Nëse nuk ka të holla për rroga dhe pensione, atëherë Gruevski s’ka çfarë të pres. Menjëherë duhet të heq dorë nga shpenzimet jo- produktive siç janë për shembull televizorët LED prej 1 milion euro” tha Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.