fbpx

Zaev: Gruevski, jep dorëheqje që të kthehen vlerat evropiane në Maqedoni  

-

 

“Këto dorëheqje nuk janë caku përfundimtar. Presim dorëheqje edhe nga Gruevski. Presim dorëheqjet të vazhdojnë në institucionet e okupuara, por edhe në BDI. Ky pushtet s’ka legjitimitet të zgjedh ministra të rinj. Duke e pasur parasysh gjendjen e përgjithshme në vend, me kujdes dhe përkushtim sot prezantojmë dëshmi të reja: si ka funksionar koalicioni VMRO DPMNE- BDI, si janë kurdisur tenderë me shifra milionëshe dhe kush qëndron pas blerjes së “Mercedesit” në MPB. Kush e ka porositur dhe për çfarë qëllimi”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp.

Në bisedat e publikuara Musa Xhaferi flet me Sasho Mijalkovin për disa kompjuterë që kanë qenë në Shkup. Në bisedën e tyre të dytë, flasin për atë se është paguar një gjykatës hetues në Kërçovë, maqedonas, i cili nuk ka dashur të jep urdhër. Është dashur të jep urdhër për ekspertizë, e që nuk e ka dhënë. Mijalkov, megjithatë, i thotë se për disa orë “puna do të kryhet”.

Gordana Jankulloska dhe Nikolla Todorov bisedojnë për projektin e riparimit të spitaleve. Todorov i thotë se çmimet janë me lirim, i shpjegon se kjo është bërë, për shembull me dritat të cilat “janë shkruar” më shumë se e nevojshmja. Ai i thotë se projekti “është 400 000 euro”.

Vlatko Çingovski dhe Kiril Bozhinovski me shifra flasin për tre vepra që duhet të ndahen. Flasin edhe për ofertën dhe për atë se kush mund të garanton se do të ketë çmim të ulët. Bozhinovski e njofton se ndoshta tjetër nuk do të jenë të kënaqur nga ndarja e një të tretës. Flasin edhe për specifikimet që duhet t’i përmbaj oferta.

Bozhinovski në bisedën e radhës i tregon se ka folur me “spanjollin” dhe “trashaluqin”. I shpjegon Vlatko Çingovskit se i përmbush kushtet, përveç një problem me kamionët, por atë do ta rregullojnë.

Në bisedat e radhës mes tyre, ata flasin për tenderë dhe për personin i cili duhet ta kryej punën. Merren vesh që të takohen. Flasin për disa “materiale të vogla” (merren vesh me shifra dhe me shkronja fillestare). Ata merren vesh se ku duhet të dërgohen.

Jankulloska dhe Gruevski flasin për një makinë që fillon me shkronjën “m”. Ajo ia kërkoj prospektin që t’ia kryej punën. Gruevski i thotë se “duhet të jetë full” dhe “prapa të ketë ekran”. Ai i thotë të fillojë me procedurën dhe ta çoj deri në fund. Jankulloska i thotë se ankandi është elektronik dhe duhet të kenë kujdes që mos t’ju “pengoj” dikush në këtë. Gruevski në bisedën e radhës i thotë se makinën do ta përdor vetëm kur nuk do të ketë gazetarë ndërsa pas zgjedhjeve të vitit 2013, do të shpikin ndonjë mënyrë që ta prezantojnë para opinionit.

Jankulloska dhe Mijalkov flasin për “mercedesin”. Jankulloska i shpjegon se është në garazhin e kryeministrit. Ajo i shpjegon se nga “Mercedesi” i kanë thënë se kjo makinë nuk mund të gjendet askund në Evropën Juglindore dhe ka shtuar se “surround sistem”, masazhues, kondicioner në çdo ulëse. Jankulloska i shpjegon se ka kushtuar 575 apo 580 ( e ka për qëllim mijë euro).

Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në fund të konferencës për shtyp tha se nuk do të kthehet në Kuvend.

“Kjo përbërje parlamentare është jolegjitime. Opozita do të kthehet në Kuvend pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit që të formohet qeveria teknike”, theksoi lideri i LSDM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.