fbpx

Votues fantom, persona të vdekur dhe banesa të stërmbushura nëpër listat e zgjedhësve

-

Qytetarët kanë zbuluar disa parregullsi gjatë kontrollimit të të dhënave personale në listën zgjedhore përmes ueb- aplikacionit që prej dje është e kapshme në faqen zyrtare të KSHZ-së.

Qytetarët nëpër rrjetat sociale shkruajnë se në adresat e tyre jetojnë njerëz që nuk i njohin, se nëpër listat ka njerëz të vdekur dhe ka prej tyre që janë shpërngulur nga Maqedoni. Gjithashtu janë vërejtur hyrje fiktive, banesa dhe shtëpi të lëshuara, nga 50-60 persona në një banesë si dhe emra të vjetra të rrugëve.

Në rrjetin social Twitter u paraqit hashtag #Me Listë ku postohet për parregullsitë që i zbulojnë qytetarët.

Shpesh përmendet se në listë në çdonjërën prej rrugëve Maksim Gorki, Dimçe Mirçev, Vasil Gjorgov dhe Kiro Krstevski-Platnik në qendër të Shkupit ka të paktën nga një banesë me 60 banorë të regjistruar.

 

Të gjithë parregullsitë qytetarët mund t’i denoncojnë në KSHZ.

Sipas Kodi të ri zgjedhor që u votua në vitin 2015, shqyrtimi i listës zgjedhore mund të bëhet në tre mënyra ose përmes numri amë, ose me emër- mbiemër ose me adresë.

Neni 10

28-c) siguron qasje elektronke deri në listën zgjedhore në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale;

28-ç) KSHZ publikon listën zgjedhore në ueb faqen e tij me këto të dhëna: emri, mbiemri dhe adresa e votuesve. Çdo qytetar ka të drejtë të dorëzoj deri në KSHZ që mos të publikohet adresa e tij për arsye sigurie.

28-d) Një herë në muaj KSHZ përditëson listën zgjedhore në bazë të njoftimit për ndryshime të të dhënave të qytetarëve.

Për dhjetëra persona në një banesë që figurojnë në listën zgjedhore flitej në bombën e shtatë të LSDM-së opozitare. Bisedë zhvillohet mes ish ministres së brendshme Jankulloska dhe shefit të ish kryeministri, Martin Protugjer.

GJ: Medrano.
MP: Do të thotë cirk?
GЈ: Tha, e lëshuam Risten të tregoj nga vend- ngjarja. Një nga LSDM mbahej për radiatori dhe më grith, dhe ajo është përplasur në radiator. Të mjerët shkojnë, votojnë dhe heshtin. Dhe bëjnë me kokë. Një polic i marrë bërtet, zonjë largohu…çmenduri. E din, aty është çmenduri e vërtetë, por votojnë njerëzit. Hahahahhahahah.

МP: Votojnë pa pengesë.
GЈ: E kam fjalën…dua të shoh se si përplaset për radiatori dhe thotë, Riste ty të njoh.
МP: Hahahahahah
GЈ: E din ku punon.
МP: Po, po, po.
GЈ: Cirk, medrano.
МP: Çmenduri, por mirë po shkon çdo gjë.
GЈ: Të mjerët votojnë. Kjo që po e them është dytësore. Të gjithë budallatë janë lëshuar në intervenim.
МP: Bukur.
GЈ: Ka provokime, por e rëndësishme është se njerëzit votojnë, patentë në gojë.
МP: Hahahahah.
GЈ: I kanë incizuar për dore duke shkuar, i kanë publikuar në “Libertas” apo s’di kush. Ne më orën 7 do të dalim dhe do të themi se ishte korrekte, e qetë, demokratike, nuk ka padi, përveç për Strugën ku do të lëmë hapësirë.
МP: Po, po, po, për Strugë do të lëmë hapësirë. Dakord.
GЈ: Mes tjerash, shpallim fitore.
МP: Po, po, po. Top, top, top.
GЈ: Mirë, përshëndetje.
МP: Përshëndetje.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.