fbpx

Muzikë, flamuj, çaj dhe parulla në “kamp” te themeli i kryqit në Butel

-

Me muzikë shqipe, afër zjarrit rreth pesëdhjetë të rinj shqiptarë vazhdojnë protestën në vendin ku më herët u vendos gur- themeli i kryqit në Butel.

Palmat e djegura dhe themelet e prishura të kryqit dëshmojnë për incidentet e mbrëmshme.

Në vendin e ngjarjes edhe më tej vazhdojnë të qëndrojnë kampet ku janë vendosur dy tenda të vogla dhe një tendë më e madhe. Siç vëren reporteri i “Meta”, për personat që bëjnë kampim ka ushqim, pije, çaj dhe kafe.

Aty janë vendosur flamuj ku shkruan se “shqiptarët mysliman dhe katolik janë kundër vendosjes së simboleve fetare”.

Në vendin e ngjarjes ka sigurim të vogël policor dhe tani për tani siç mësojmë, nuk ka incidente.

Bashkëfolësit me të cilët biseduam thonë se do të qëndrojnë derisa të tërhiqet vendimi për vendosjen e kryqit.

“Ne s’jemi kundër ndërtimit të kishës, por vlerësojmë se vendi i kryqit nuk është këtu. Nëse ka plan për ndërtim të kishës, nuk do të ishim ankuar. Vlerësojmë se ky është provokim ndaj shqiptarëve, por këtë nuk do ta lejojmë. Nëse duan, mund të ndërtojnë luan” tha bashkëfolësi i cili insistoi të qëndroj anonim.

Sipas bashkëfolësve, protesta nuk është politike, por se ka anëtarët të partive të ndryshme. Thonë se nuk do të heqin dorë nga largimi i kryqit.

Një grup protestuesish në krye me BDI-në mbrëmë protestuan në Butel në vendin ku gjendet gur- themeli i kryqit. Ata prishën gardhin rreth themelit dhe vendosën tenda dhe flamuj.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.