fbpx

Vila zora: “Ne ngulfatemi, ndërsa etërit e qytetit bëjnë gjumë të qetë

-

Ngufatja është alarmante dhe  përqendrimet e tilla janë materie të  dëmshme në ajrin, në gjuhën e mjekësisë, janë të rrezikshme për jetën, thonë nga shoqata ekologjike “Vila Zora” të Velesit.

-Masat e institucioneve kompetente jo vetëm që nuk janë efektive, por nuk marrin asgjë. Është për tu habitur se qytetarët tërësisht ngulfaten në ajrin e papastër, ndërsa përgjegjësit referohen sikur asgjë spo ndodh. Shkupi një kohë të gjatë është qyteti më i ndotur në Evropë, ndërsa etërit e qytetit bëjnë gjumë të qetë, pa asnjë ndjenje të përgjegjësisë – thotë Nenad Kociq nga “Vila Zora”.

Ai thotë se posedon disa rekomandime nga përgjegjësit, por ato nuk janë masa, por vetëm këshilla se si mund të ndikohet në zvogëlimin e ndotjes.

-Sot dëgjova se në Shkup do të fillohet me mbuluat nëpër rrugë më ato acetatë, të cilat janë të prezantuara në publikun si masa shpëtimtare, por personalisht mendoj se kjo nuk mund të ketë asnjë ndikimi në ajrin e ndotur, sepse nuk ndikohet në burimin e ndotësit të ajrit. Ndoshta do të zvogëlohet ndotja sepse që nga dita e nesërme do të ketë të reshura të shiut, po nuk do të zgjedhin problemin  thotë Kociq.

“Vila Zora” që nga viti i kaluar doli me propozim – masash të cilat janë të pajtueshme me rekomandimet e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë –OBSH, por prej atje thonë se një pjesë e madhe rekomandimeve është dashur që të aplikohet që më herët.

Kosiq thotë se, duke pas parasysh faktin e  ndotjes është shkaktuar nga shumë faktor, si: kushtet e motit, komunikacioni, industritë dhe  ekonomia familjare, qëndrimi i tyre është se duhet të ndikohet në më shumë burime të ndotjes që të mund të arrihet zvogëlim cilësor i përqendrimit të materieve të dëmshme në ajër.

Masat që i propozon “Vila Zora” janë ndalimi i përdorimit të gomave, vaj i automjeteve dhe mjete tjera toksike nga industria e lehtë dhe e rëndë dhe reduktimi i punës për kapacitetet industriale. Mes tjerash, duhet të zvogëlohet edhe akciza, e me të edhe çmimi i TNG (eko- gaz) në dhjetor, janar dhe shkurt, me të cilën do të jetë stimulim për përdorimin e këtij derivati më ekologjik gjatë periudhës së dimrit. Shoqata ekologjike propozon të për zvogëlimin e çmimit të bionaftës për të njëjtën periudhë, si dhe për përjashtim të automjeteve të rënda nga trafiku, të cilat nuk i plotësojnë standardet ekologjike. Përveç kësaj, ata mendojë se duhet të ndalohet prerja e drurëve nëpër qytete, përveç drurëve të vjetër dhe ato të cilët shkaktojnë rrezik për mjedisin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.