Kryetari Gjorge Ivanov dje i nënshkroi dekretet e shpalljen e ligjeve në sferën e arsimit, të cilat Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i solli në seancën e mbajtur më 14 janar 2015.

Kjo shkaktoi një protestë të plenumit të profesorëve dhe studentor, të cilët paralajmëruan se do të vazhdojnë e aksionin kundër tyre, për ata, ligje antikushtetuese. Reagime kishte edhe  rrjetet sociale.

Megjithatë, një pjesë e deklaratës nga kabineti i kryetarit shkaktoi vëmendje të veçantë te publiku.

“Kryetari Ivanov fitoi bindje të fortë nga propozuesi i ligjeve se në periudhën e ardhshme do të organizohet diskutim i profesional i gjithanshëm për çështjet më thelbësore nga sfera e arsimit të lartë me subjekte relative nga kjo fushë, përfaqësues të studentëve dhe ekspertëve ndërkombëtar për arsim të lartë. Nga të gjitha aktivitetet dhe dialogun gjithëpërfshirës do të rezulton plotësisht ligj i ri i arsimit të lartë.

Kjo pjesë e deklaratës shkaktoi disa dilema. Gjegjësisht thuhet se kryetari ka marrë “bindje të fortë” se do të organizohet diskutim profesionist (përkthyer: ju nënshkruani ligjin, ne premtojmë se pastaj do të organizojmë diskutim profesionist). Nëse propozuesi i ligjit është Ministria e arsimit, atëherë supozohet se Ivanov ka marrë “bindje të fortë” nga ministri Abdylaqim Ademi.

Kjo ide e vonuar, tani, për diskutim profesionist mund të duket vetëm një e tillë. E ajo që përgatisin ndryshime të reja  në Ligjin e arsimit të lartë. Në të kundërtën pse do të ishte e nevojshme për diskutim tani më të ligjit të miratuar. Ndoshta, siç thuhet më poshtë në deklaratën, se, “me këto aktivitete do të rezulton ligj i ri” (përkthyer: pasi të organizohet diskutim, do të sjellim ligj të ri). Nëse është e vërtetë, përse aq të shpejtohet? Nëse përgatitet ligj i ri, e ligj i ndryshëm nga ky që ai e nënshkroi – përse atëherë e nënshkroi dekretin? Vetëm sepse i premtuan, më falni, “fitoi bindje të fortë”, se do të ketë diskutim të ri dhe ligj të ri?

Ashtu si të duhet të interpretohet kjo pjesë e deklaratës, qartë është se shkakton polemikë në publikun.

A thua me këtë deklaratë ai vetëm paragjykon diçka apo, tani, saktësisht e din se çka përgatitet?