Shkupi po ngufatet nga grimcat PM10, në Karposh niveli 24 herë mbi sasinë e lejuar

-

Ndotja e ajrit në Shkup sot në mëngjes është prej katër deri shtatë herë më e lartë se kufiri i lejuar sipas BE-së, që është 50 mg/m3. Sot në mëngjes në orën nëntë, sipas të dhënave nga stacionet matëse, niveli i PM 10 në komunat e Shkupit ka qenë: Rektorat 379.41 mg/m3, Qendër 323.27 mg/m3, Karposh 305.86 mg/m3, Gazi Babë 285.72 mg/m3 dhe Lisiçë 209.39 mg/m3.

Mbrëmë në komunën Karposh të Shkupit është regjistruar ndotje rekorde prej 24 herë më lartë sesa sasia e lejuar gjegjësisht niveli i grimcave PM 10 ka qenë 1218.63 mg/m3. Grimcat kancorogjene në ajër me madhësi më të vogël se 2,5 mikrometra (PM 2,5) kanë qenë 206 mg/m3, që është 10 herë më shumë sesa kufiri i lejuar. Situata me ndotjen ishte e rënduar edhe në komunat tjera ku si rrjedhojë në Qendër niveli i PM 10 ka qenë 421 mg/m3, ndërsa PM 2,5 kanë qenë 356 mg/m3. Grimcat në ajër me madhësi më të vogël se 10 mikrometra në Lisiçë janë 667 mg/m3 ndërsa në Gazi Babë 618 mg/m3.

Ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti më 25 janar pranë Qeverisë propozoi masa për uljen e ndotjes, por tani për tani nuk ka përgjigje ndaj këtij propozimi.

Sipas masave të Ministrisë së ambientit parashihet zbatimi i trafikut çift- tek, të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për 50% të ulin shfrytëzimin e makinave zyrtare. Për shkak të ndotjes së madhe, qytetarëve u rekomandohet të mos dalin jashtë pa ndonjë nevojë.

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin...

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...