fbpx

Arrestоhet njeriu i parë i “Aktor” Bobolas për evazion fiskal

-

Policia financiare greke sot në mëngjes arrestoi gjigantin e biznesit Leonidas Bobolas, pronarin e kompanisë së madhe për ndërtimtari “Aktor” dhe gazetës “Etnos”. Ai ngarkohet për fshehje tatimi dhe borxh ndaj shtetit.

“Aktor” në Maqedoni është duke ndërtuar aksin Demir Kapi- Smokvicë

Para një muaji “Meta” ishte  në ndërtimoren e “Aktor”. Punëtorët ndërtimorë na thanë se fare nuk kanë dëgjuar për aferën korruptive ndërsa punimet zhvilloheshin me avaz të madh. Para hyrjes kishte tabelë të madhe, ku shkruan “Aktor” dhe të dhëna për financimin e projektit ndërsa në oborr dhjetëra makina me targa greke dhe maqedonase.

Sipas të dhënave, Bobolas ngarkohet me shkelje të shumta tatimore, fshehje tatimi, larje parash dhe vepra tjera që konsiderohen si kriminalitet financiar. Një pjesë e mediumeve në Greqi njoftojnë se arrestimi ka të bëjë edhe për aktivitetet e tija në listën Lagard gjegjësisht lista prej mbi 2000 grek që kanë llogari jashtë vendit. Gazetat shkruajnë se pas verifikimit të hollësishëm të llogarive dhe borxheve të Bobolas, është zbuluar se biznesmeni ka borxh rreth 2 milion euro ndaj shtetit.

Bobolos për fletarrestim është informuar përmes telefonit dhe vet është paraqitur në zyrat e përgjithshme të policisë greke, prej ku do të nxirret para prokurorit për deklaratë lidhur me veprat që ngarkohet.

Ai konsiderohet si një ndër personat më të fuqishëm në Greqi, i cili krahas kompanisë ndërtimore e angazhuar për numër të madh të projekteve më të mëdha në infrastrukturë në shtetin grek është pronar i disa mediumeve mes të cilave edhe i gazetave “Etnos” dhe “Imerisia”.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.