Të hënën para Qeverisë – protesta “Dil për ajër”

-

Disa shoqata ekologjike të hënën duke filluar prej orës 17, para Qeverisë nën moton “Dil për ajër” organizojnë protestë kundër ndotjes enorme të ajrit.

“Koha po na shkel ndërsa ajri edhe më tej na zë frymën. S’kemi kohë për pritje, sëmundjet dhe vdekja po na godasin neve dhe të afërmve tonë. Mjaft. Jemi bashkuar që të themi “JO”. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që merrni frymë dhe nuk doni të vdisni, të na bashkëngjitni në protestën e së hënës prej orës 17 para Qeverisë së RM-së. Protestojmë kundër ndotjes së ajrit!- thuhet në paralajmërimin në Facebook për këtë ngjarje.

Protestë e organizojnë shoqatat ekologjike “Eko Svest”, “Front 21/42”, “Eko Guerilla”, “Bëhet fjalë për ne”, “Meritojmë më mirë”, “Ajër tani”, “Ne jemi Karposh 4”, “Hajde”, “Stop për fabrikën e Hekuranës”, “Do të marrim frymë apo do të vdesim”, “Shkupi, smog, alarm”, “Stop për ndotjen e Aerodromit dhe Gazi Babës” dhe “E dua QTQ-në”.

Sot në mëngjes të gjitha stacionet matëse në Shkup, Tetovë dhe Manastir tregojnë nivel shumë të lartë të ndotjes së ajrit ndërsa në Kërçovë dhe Koçani nivel të lartë.

Stacioni matës në Lisiçë në orën 9 ka treguar 185 mikrogram në metër/kub, në Qendër 294 mikrogram, në Gazi Babë 135 ndërsa në Karposh stacioni matës nuk funksionon.

Mbrëmë në Lisiçe grimcat kancerogjene PM10 kanë arritur 800 mikrogramë në metër/kub, që është për 16 herë më shumë se 50 mikrogramët e lejuar për metër/kub ndërsa në Tetovë 400 mikrogra, që është për tetë herë më shumë se e lejuara.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...