fbpx

Spasovski: Jankulloska në mënyrë joligjore ka dhënë letërnjoftime

-

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski sot në konferencë shtypi akuzoi se MPB në krye me ish ministren Jankulloska, në mënyrë joligjore ka dhënë letërnjoftime personave që u është mundësuar të votojnë. Këtë konfirmim Spasovski e bazon në hetimin që e ka zhvilluar periudhën e kaluar.

Ai tregoi dokumente duke shpjeguar që të verifikoj se si ka funksionar sistemin i dhënies së letërnjoftimeve, ka kërkuar të kontrollohet se si janë dhënë dokumentet personale 22 personave me përzgjedhje të rastësishme.

Një person nga gjithsej 22 të cilët i hetuam, aspak nuk posedon letërnjoftim, ndërsa ekziston në listën e zgjedhësve që do të thotë se voton. Ja certifikata nga lista e zgjedhësve. Të gjithë të tjerëve, 21 në numër, nga shërbimet e Ministrisë së Brendshme u janë lëshuar letërnjoftime, edhe pse nuk kanë pasur dokument ku jetojnë, ose nuk kanë pasur vendim për vendbanim. Vendimi për vendbanim është dokumenti kryesor pa të cilin nuk mund të lëshohet letërnjoftim.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ndonjëri prej këtyre 22 personave është nga Pusteci, Spasovski konfirmoi se pjesa më e madhe e tyre janë prej atje dhe që të gjithë kanë votuar në komunën Qendër.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.