fbpx
Tag: BDI

tag: BDI

BDI për marrëveshjen: Maqedonia prej mbrëmë është më e fuqishme

BDI përshëndeti marrëveshjen e djeshme, për siç thuhet në njoftimin e partisë, “pikën e vetme të hapur nga marrëveshja e 2 qershorit, e cila kishte të bëjë për formën e Qeverisë e cila do t’i organizoj zgjedhjet e parakohshme”. "BDI falëminderon autoritetet e komunitetit ndërkombëtar për kontributin në arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe shpreh vlerësim edhe për rolin konstruktiv të liderëve...

Han dhe treshja evropiane me mision për zgjidhjen e krizës

Eurokomesari Johanes Han dhe tre eurodeputetët Riçard Hovit, Ivo Vajgel dhe Eduard Kukan sot do ti ulin në tavolinë liderët e partive më të mëdha në vend. Takimi i liderëve pritet të mbahet pasdite, ndërsa paraprakisht Eurokomesari do të ketë takime të ndara me katër liderët, Nikolla Gruevskin, Zoran Zaevin, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, raporton Zhurnal. Mbrëmë Han në rrugë...

BDI: Kontesti për emrin është në pako, por në fazë më të vonshme

Nga BDI thonë se kontesti për emrin do të jetë pjesë e pakos me të cilën katërshja e liderëve do të bisedojë, por në fazë më të vonshme të bisedimeve. Sipas burimeve partiake emri nuk është prekur në takimin e liderëve, por edhe konfirmojnë se për zgjidhjen e emrit  do të diskutohet nëpër grupet e punës, që duhet ta zbatojnë...

VMRO- DPMNE: Qëllimi i Zaevit është të shkatojë kaos

Zoran Zaev dëshiron të gënjejë tërë opinionin, edhe maqedonasit dhe shqiptarët, edhe turqit edhe serbët edhe romët, edhe boshnjakët dhe vllehët, se kujdeset për to, ndërsa gjithçka që dëshiron të bëjë është ta shpëtojë vetveten nga kriminalitet të cilat qëndrojnë pas tij dhe pas familjes së tij, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së në konferencën e sotme për shtyp të...

Lëvizja për reforma në PDSH: Në qeverinë e Gruevskit BDI-ja partenere në krime

Lëvizja për reforma në PDSH, ka reaguar sot pas publikimit të materialit të përgjuar të njohura si “bomba” nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, që kishin të bëjnë me BDI-në. “Nuk është e rastësishme thënia: “E vërteta vonon, por nuk harron”. Sot opinion i gjërë pati mundësinë të dëgjojë të vërtetat që deri më tani mekanizma të ndryshme shtetërore kanë...

BDI-akuzat e Zaevit janë nxjerrë nga konteksti

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përgënjeshtron të gjitha akuzat të bëra sot në pres konferencën e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev. “Akuza që mund ti gjesh vetëm në paralajmërimet që ai vet ua bën përgjimeve e aspak në vet përgjimet. Për shembull.: veç fakti që biseda në mes Kryetarit të Partisë dhe kryetarit të degës së Çairit për shitjen e pronës...

RDK: BDI-ja është futur thellë në korrupsion dhe krim

Pas bombës së publikuar nga Zaev ka reaguar RDK, duke theksuar se me këtë është bërë e qartë për fytyrën reale të këtyre patriotave të rrejshëm të BDI-së. Ju sjellim regimin e plotë Shqiptarët e vullnetit të mirë e kanë patur të qartë që moti për fytyrën e vërtetë të BDI-së dhe udhëheqësve dhe funksionarëve të saj, por tani besojmë se...

Kryesia e BDI-së e zhgënjyer nga dështimi i bisedimeve

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm e BDI-së në mbledhjen e mbajtur sot, 12 qershor 2015 diskutoi gjerësisht mbi zhvillimet e fundit politike në vend pas mos arritjes së marrëveshjes në mes partive politike në bisedimet e Brukselit me 10 qershor 2015. Pas informimit gjithëpërfshirës nga ana e Kryetarit z. Ali Ahmeti, Kryesia e BDI-së shpreh dëshpërimin për dështimin e bisedimeve...

Ahmeti: BDI ofron mbështetje për marrëveshjen e 2 qershorit

BDI ka vendosur të ndihmoj në tejkalimin e krizës dhe të veproj me përgjegjësi të plotë, duke i vendosur interesat shtetërore para atyre partiake, tha sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin me Erik Furnie, drejtorin e Evropës Kontinentale në MPJ-në franceze, ambasadoren franceze në Maqedoni, Lorens Oer dhe bashkëpunëtorët e tyre në selinë e BDI-së në Tetovë. “Ahmeti...

Takim i liderëve: LSDM kërkon qeveri kalimtare dhe garanci për marrëveshjet e arritura

Nuk ka avancim në pjesën e dytë të takimit të dytë të liderëve, theksojnë burimet e LSDM-së. Sipas tyre, ato propozojnë dy momente për daljen nga udhëkryqi politik: e para, marrëveshje për formimin e obligueshëm të qeverisë kalimtare dhe e dyta, garantimin e kushteve që do të konfirmoheshin gjatë marrëveshjes eventuale. Mësojmë se VMRO DPMNE, BDI dhe PDSH marrin pjesë me...

BDI-ja iu bënë thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve

Pas incidentit në fshatin Gushincë të Likovës, partia Bshkimi Demokratik për Integrim doli me komunikatë duke ftuar qytetarët që të mos te shqetësohen dhe mos te bien pre e provokimeve të tilla. “BDI vlerëson që incidenti i ndodhur në Gushincë është akt që dëmton agjendën e shqiptarëve në Maqedoni në veçanti dhe atë kombëtare në përgjithësi. BDI fton qytetarët që të...

Ahmeti: Ne jemi trashëgimtarë të UÇK-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Struga porositi se ata janë trashëgimtarë të UÇK dhe se kanë ndërtuar vlera me të cilat mund të menaxhojnë vështirësitë që vijnë nga jashtë, por edhe nga brenda. “Këto janë postulate. Mos e rrej mendjen dikush se BDI është organizatë e ngritur për një përdorim. BDI si lëvizje është ngrit nga kontributi dhe sakrifica...

Vlojnë dorëheqjet në BDI, pritet reagimi i Ahmetit

Për vetëm 24 orë tre zyrtarë të BDI-së, Shefik Duraku, Arben Labenishta dhe Hazbi Lika, dhanë dorëheqje, dy nga postet udhëheqëse në parti dhe një nga posti publik i zëvendës- ministrit të mbrojtjes. I pakënaqur nga organizimi i BDI-së, e në veçanti nga funksionimi i degëve, Shefik Duraku, zëvendës- kryetari i degës së BDI-së në Haraçinë, sot i fundit nga...

Ahmeti kërkon Bruksel dhe Uashingtoni të përfshihen në zgjidhjen e krizës politike

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Orav diskutuan për situatën aktuale politike në Maqedoni, dialogun politik, marrëdhëniet ndëretnike si dhe integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Kryetari Ahmeti theksoi që fillimi i dialogut politik në Bruksel duhet të intensifikohet dhe avancohet sa më parë në mënyrë që kriza politike në vend të tejkalohet. Komisioni Evropian duhet të kuçet drejtpërdrejt duke paracaktuar agjendën...

Malas: Për emrin, Cipras për ju është bashkëbisedues më pragmatik dhe më realist

Ambasadori i parë grek në Maqedoni dhe anëtarë aktual i partisë greke “Reka”, Aleksandros Malas i vlerësoi masat e besimit që duhet t’i propozoj Athina si mundësi për avancim pozitiv drejt një të ardhmes më të mirë të përbashkët për Maqedoninë dhe Greqinë. Gjatë fjalimit të tij në kongresin e BDI-së në Shkup dje Malas tha se Athina do...

Fuere: Çfarë bënte BDI në Qeveri këto shtatë vite?

Diplomati dhe ish ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere fare nuk është përmbajtur për të drejtuar kritika të ashpra në adresë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në fjalimin e tij në kongresin e partisë, në të cilin ishte si mysafir, njofton "Nova TV". “Arroganca me të cilën partia në pushtet VMRO DPMNE imponoi ideologjinë e saj të ngushtë partiake...

Ahmeti: Dialogu poltik duhet të ripërtrihet dhe të intensifikohet

  Takimi i parë i Ahmetit me komisarin Han kishte fokusin e zhvillimeve politike në  vendi, aferën e përgjimeve masive, zgjidhjen e çështjes së emrit dhe integrimet Euroatlantike. Kryetari i BDI­së, Ahmeti përshëndeti idenë e Hanit për përfshirjen e autoriteteve të Brukselit në tejkalimin e situatës së rëndë politike në vend që është në vijë me kërkesën e BDI-­së për...

Konfernca për shtyp e Zoran Zaevit në shqip

Të nderuar qytetarë prej sot LSDM-ja dhe opozita e fillojnë projektin “E vërteta e Maqedonisë” Qëllimi është vetëm një, ta kthejmë lirinë dhe demokracinë në Maqedoni, t’i kthejmë vlerat evropiane. Kjo dosje do të bëhet simbol i procesit që e fillojmë sot për ta kthyer lirinë dhe demokracinë. Këtë që në interes të qytetarëve dhe shtetit jam i obliguar...

BDI: të demostrohet përgjegjësi

Bashkimi Demokratik për Integrim me vëmendje të theksuar po ndjek zhvillimet në lidhje me akuzat për përpjekje për rrënim të rendit kushtetues të vendit dhe spiunazhë ndaj katër personave, përfshirë edhe liderin e opozitës  Zoran Zaev. Në një komunikatë të saj thuhet se Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdimësi ka adresuar urgjencën e rritjes së integritetit dhe pavarësisë së gjyqësorit...

Grubi:Mungesa flet shumë për qëndrimin e komunitetit të dytë shumicë në vend

Fjalimi i fundvitit i presidentit Gjorge Ivanov, para sallës gjysmë boshe të Kuvendit, ishte përplot kritika, jo vetëm ndaj faktorëve të brendshëm politik, por edhe bashkësisë ndërkombëtare. Ivanovi theksoi se institucionet ndërkombëtare padrejtësisht po e bllokojnë integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, që nxit pasoja edhe ndaj marrëdhënieve ndëretnike në vend. Përveç nga bllokimi i proceseve integruese,...