Konfernca për shtyp e Zoran Zaevit në shqip

-

Të nderuar qytetarë prej sot LSDM-ja dhe opozita e fillojnë projektin “E vërteta e Maqedonisë” Qëllimi është vetëm një, ta kthejmë lirinë dhe demokracinë në Maqedoni, t’i kthejmë vlerat evropiane. Kjo dosje do të bëhet simbol i procesit që e fillojmë sot për ta kthyer lirinë dhe demokracinë. Këtë që në interes të qytetarëve dhe shtetit jam i obliguar ta ndajë me opinionin është gjëja më e sikletshme që duhet dhe për të cilën jam i thirrur si qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi. Ndonëse si çdo njeri që e do shtetin, sinqerisht më vjen keq që Maqedonia pikërisht për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm, është në situatë të këtillë të turpshme për të cilën do të dëgjoni prej sot e tutje. Në Maqedoni, vetëm në periudhë prej disa viteve janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë. Prapa këtij operacioni qëndrojnë Nikola Gruevski dhe disa njerëz rreth tij. Materialet që i posedojmë tregojnë se bëhet fjalë për përgjim të paligjshëm në masë të madhe nga ana e njerëzve të punësuar në Shërbimet e Sigurimit të Maqedonisë me urdhër të drejtpërdrejtë të Sasho Mijallkovit dhe Nikola Gruevskit. Qytetarë të nderuar, ngritëm padi kundër Sasho Mijallkovit, drejtorit të DSK-së, Goran Gruevski, udhëheqës i sektorit “Drejtoria e Pestë” dhe N.N të punësuar në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit. Për të punësuarit që kanë qenë pjesë, por e kanë denoncuar veprën penale, presim të zbatohet neni 151, paragrafi 5 i Kodit Penal sipas të cilit, këta persona lirohen nga ndjekja penale. Dërgoj porosinë se do luftojmë për të gjithë ju që morët guximin dhe që keni guximin ta kundërshtoni shkeljen e ligjeve dhe kushtetutës së vendit tonë. Veprën penale përbëhet nga më shumë se 300 telefonata të mia të regjistruara vetëm për disa ditë. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e përgjimit të telefonave të mija që ka zgjatur të paktën 4 vite në vazhdimësi. Katër vite pa ndërprerë. Sipas ligjeve tona, në situata më ekstreme, masa të veçanta hetuese mundet të përdoren më së shumti 14 muaj, edhe atë me lejen e Prokurorit Publik apo gjykatësit. Vetëm kjo CD që është në padinë e dorëzuar tregon se jam ndjekur dhe përgjuar, jo 14 muaj, jo 24 muaj, por diku afro 48 muaj. E ndoshta edhe më shumë se aq. Njëjtë është vepruar me të gjithë liderët opozitarë. Me padinë dorëzojmë edhe tekst prej 204 faqe me biseda të anëtarëve të opozitës, gazetarë, individë të afërt me opozitën, që si material të përgatitur informativ i janë dhënë Gruevskit dhe disa njerëzve rreth tij. Kjo është 24/7, por përgjim total i të gjithëve. Gjatë kohës së zgjedhjeve i kanë keqpërdorur shërbimet shtetërore që të kenë raportuar 24 orë për secilin nga kandidatët kryesor dhe liderët e opozitës. Çdo ditë kanë marrë rezyme për kundërshtarët e vet politik. Çdo bisedë, çdo plan, çdo komunikim, me para shtetërore dhe me shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të gjitha ligjeve të vendit tonë. Një përgjim i këtillë me kështu përmasa marramendëse munden të bëjnë vetëm shërbimet vendore shtetërore. Askush në Maqedoni nuk është befasuar se ekzistojnë përgjime dhe se përgjohet, e aq më pak se përgjohet opozita. Këtë që e pamë dhe që do ta shihni dhe dëgjoni edhe ju në ditët që vijojnë i tejkalojnë edhe pritjet më të kobshme. Të gjitha dokumentet tregojnë se Maqedonia është e ndarë në dy botëra. Në njërën janë Gruevski dhe Mijallkovi që politikisht dhe financiarisht jetojnë nga përgjimet, ndërsa në botën tjetër jemi të gjithë ne, privatësia dhe të drejtat kushtetuese e të cilëve, tërësisht janë shkelur. Prej të gjithëve që janë përgjuar, e që janë në pozita të rëndësishme shoqërore, nuk ka biseda të përgjuara vetëm mes Nikola Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit. Pra, të gjithë janë vendosur në makinë, përveç telefonave të Nikola Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.. prandaj nuk ekziston bisedë mes atyre dyve. Vetëm kjo tregon shumë kush ka regjistruar dhe kush ka përgjuar. Këtë që e kemi, tregon se nga shërbimi shtetëror DSK, kanë bërë monstër të vërtetë që dëgjon dhe kontrollon mbi 20 mijë qytetarë. Opozitën, gazetarët, biznesmenët, sektorin joqeveritarë, pjesëtarët e Qeverisë, të Kuvendit. Dëgjojnë kur bisedojmë në tema politike, dëgjojnë kur punojmë, kanë hyrë në pjesën tonë më intime të jetës dhe përgjojnë kur ne bisedojmë më fëmijët tanë. I apeloj gazetarëve dhe mediumeve, me durim dhe përqendrim t’i ndjekin të gjitha detajet e procesit. Qëllimi është që e vërteta për Maqedoninë të arrijë deri te i gjithë opinioni sepse është me rëndësi esenciale për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Ftojmë Bashkësinë ndërkombëtarë, me vëmendje të ndjek çdo gjë që publikojmë dhe presim që në mënyrë aktive të përfshihet në këtë proces në Republikën e Maqedonisë. Do të shkojmë hap pas hapi për shkak të hapësirës së kufizuar mediatike, për shkak të brishtësisë së materialeve dhe gjendjes në shoqëri, por qytetarët do ta kuptojnë të vërtetën e plotë deri në fund. Sot do të dëgjoni vetëm një pjesë të vogël nga ajo që do të vijojë dhe kjo pjesë e vogël do ju trondit të gjithëve. Sot do të dëgjoni, se si unë, Zoran Zaev jam ndjekur dhe përgjuar në vazhdimësi gjatë disa viteve të fundit. Jam ndjekur dhe përgjuar edhe kur nuk isha lider i LSDM-së, duke biseduar me kolegët e mi partiak, me njerëz nga komuna e Strumicës, me miq, me qytetarë të thjeshtë, duke biseduar me fëmijët e mi.
Dëgjoni këto regjistrime.
Po? Urdhëroni.
Alo? Mirëmëngjesi z. Zaev. Mirjana nga Radio Evropa e Lirë. Si jeni?
Urdhëroni. Mirë.
Doja të pyes për dotacionet që i ndau Ministria e arsimit për komunat. Disa komuna ankohen se me ato nuk arrijnë të mbulohen as shpenzimet elementare. A mund të na thoni si është gjendja në Strumicë?
Çfarë u japin komunave?
Për shkollat. Për shpenzimet e ngrohjes.
Blog- dotacionet.
Ashtu. Blog- dotacionet.
Mirë.
A mund të jepni ndonjë koment, se a mjaftojnë. Ka të tillë që ballafaqohen me probleme elementare. A mundet një koment i shkurtë?
Mundet.
Faleminderit. Urdhëroni.
Sikur të gjitha komunat në R. e Maqedonisë në përgjithësi ashtu edhe komuna e Strumicës kanë probleme me mungesën e mjeteve financiare në blog- dotacione për shkollat fillore dhe ato të mesme.
Regjistrimet që i dëgjuat janë vetëm një pjesë minimale nga ajo që posedojmë si material me dëshmi për ndjekjen dhe përgjimin tim të paligjshëm si dhe ndjekjen dhe përgjimin e opozitës. Sipas të dhënave që i posedoj jam përgjuar dhe jam incizuar me urdhër të drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Por, nuk ka qenë i hapur “veshi i madhe” i Nikola Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit vetëm për opozitën. Këto dy persona, kushëri të parë, të ndihmuar nga disa tjerë kanë përgjuar bashkëpunëtorët e tyre më të afërt. Gruevski dhe Mijallkov kanë ndjekur ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankullovskën. Kanë përndjekur edhe zëvendës kryeministrin, kumbarin Zoran Stavrevski. Dëgjoni këtë regjistrime.
Po?
Alo?
Përshëndetje Gordana.
Alo? Çfarë bën?
Ja duke lexuar.
Mos je i zënë?
Jo.
Çfarë do të lexosh. Vetëm mua me ke nëpër gazeta.
Ashtu.
Unë qëllimisht…çfarë të dojë le të bëjë.
Ashtu.
Duhet të dihet kush është në pushtet. Unë doja në mënyrë edhe më radikale. Të dorëzojnë tanët propozim për përgjegjësi politike për Tito Petkovskin sepse e keqpërdor komisionin, por koordinatorja nuk lejoi. Ndërsa për mua çdo budalla mund të dorëzojë. Tani, paramendo çfarë situatë absurde, do të ketë kërkesë nga Komisioni, kjo sido që të votohet debat do të ketë, një ditë do të flitet për këtë dhe plus interpelancë, por kjo është në rregull, nuk ka problem kur më pështynë mua.
Budalla. Duhet të shkelet çdoherë kur ka mundësi. E hëngër dajakun në Gjykatën Ekzekutive.
Po.
Por, ajo nuk kupton.
Nuk kupton. Është kokëboshe. Nuk është në rregull sepse është krijuar tension ndërsa kur unë sulmohen nuk krijohet tension
Çfarë tensioni krijohet? Le ta sulmojnë atë të shohim a do të krijohet tension dhe nëse do të kërkoj mbrojtje apo jo?
Ministri i punëve të brendshme dhe ministri i financave dhe nënkryetar i Qeverisë shpesh dëshirojnë t’i telefonojnë njëri tjetrit në ato biseda çfarë nuk ka edhe kundër kryetarit të tyre, dhe kryeministrit dhe kundër shumë njerëzve të tjerë. Dhe ata e dinë atë si kryeministër të Qeverisës dhe Sashoja nga DSK-ja, por procesi sot fillon. Gruevski- Mijallkov kanë përndjekur edhe partnerin e tyre të koalicionin të BDI-së Ali Ahmetin, e kanë përndjekur edhe Rufi Osmanin, Menduh Thaqin kanë përndjekurr edhe ish liderin e VMRO- DPNE-së Ljubço Georgievskin. Dëgjoni këto audio-regjistrime.
Повели претседателе.
Вие како ќе оцените, разговарај заедно со Ирфан.
Да.
Одиме и некаде надвор…
Овие работи се надминати , потоа дај Боже нема потреба за некоја операција со крвните садови, дај Боже со ова да помине. Ако има такви индикации за операции тогаш ќе мора, но за тоа понатаму, да ја надмине првин оваа криза.
Ќе видиме како ќе сметате вие така ќе направиме. Благодарам!
Пријатно!
Поздрав!
Повели Бујар!
Сакав една изјава на македонски, може ли да ја направиме. Нема проблем, повели! Утре ќе одиме во Тетово имаме некои припреми со канцеларијата. Слушни и ти Бујар, бидејќи му го прилагодив говорот. Тоа може да го направат утре, утре ќе се емитува во 19 часот итн. …. Ќе се прилагоди. Во ред бидејќи не сакаме да надминеме на етикетата дека ние сме против Македонците, нема ништо во таа насока, ние сме за програмски прашања , сигурно дека објективно ќе се претстават. Верувам дека ќе биде така…. ќе му препорачам.. неколку секвенции кои говорат малку и за емоции….се разбира ќе ја средиме оваа работа. Завршена работа Бујар, договорено. Поздрав!
Кажи шефе?!
Mos na shqetëso me telefon bre…
Што правиш таму?
Ku je bre, çfarë bën?
Али дали е таму?
Да, да сите се собрани, сите, ДУИ, Валонците сите се тука.
Добро сте?
Добро, добро!
……
И тие си знаат… добро, добро….
Тë nderuar po e përsëris kjo është vetëm një pjesë e gjithë asaj që kemi si material dëshmues me prova për qeverisje të paligjshme dhe kriminale të Maqedonisë. Ashtu si do t’i publikojmë provat ashtu nuk do t’iu besohet se çfarë njerëz udhëheqin shtetin tonë. Me çfarë mekanizma janë shërbyer disa prej tyre, duke mos kursyer asnjë mjet ndaj qytetarëve të Maqedonisë, ndaj opozitës, ndaj bashkëpunëtorëve më të afërm. Të nderuar qytetarë unë dhe opozita krejtësisht kemi humbur besimin në organet e gjyqësisë. Padinë penale e ngremë që të lemë gjurmë, që të dëshmojmë se respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Por, nëse Prokuroria Publike inkurajohet dhe ngre padi penale të pavarur dhe transparente këtë publikisht do ta përshëndesim dhe do të jenë heronj të gjeneratave të ardhshme. Gjithçka që duhet është të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Asgjë më shumë e asgjë më pak. Të nderuar qytetarë, një operacion i këtillë i gjerë i përgjimit dhe audio- regjistrimit me një volum kaq të madh, më shumë se 20 mijë qytetarë është e pamundur pa pjesëmarrje e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim dhe pa lidhjen konkrete të operatorëve celularë.

Përktheu në shqip: Luljeta Ademi

 

 

 

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...