BDI: Kontesti për emrin është në pako, por në fazë më të vonshme

Nga BDI thonë se kontesti për emrin do të jetë pjesë e pakos me të cilën katërshja e liderëve do të bisedojë, por në fazë më të vonshme të bisedimeve.

Sipas burimeve partiake emri nuk është prekur në takimin e liderëve, por edhe konfirmojnë se për zgjidhjen e emrit  do të diskutohet nëpër grupet e punës, që duhet ta zbatojnë në vepër marrëveshjen e 2 qershorit.