fbpx

Epilog dramatik një ditë para referendumit grek

-

Shqetësim, pasiguri dhe agoni sundon në Greqi vetëm një ditë para votimit të referendumit në të cilin qytetarët duhet të vendosin a do t’i japin mbështetje qeverisë dhe të kërkojnë nga ajo të “shtrëngoj dhëmbët” dhe të pranoj një pjesë të presioneve evropiane që mos të destabilizohet edhe më shumë stabiliteti financiar i Greqisë.

Parashikimet e sondazheve një ditë para referendumit në të cilin kryeministri grek, Alexis Cipras ka thirrur popullin e tij, tregojnë se pjesa më e madhe e grekëve do të votojnë pro masave shtrënguese të propozuara nga BE, kundrejt pjesës që refuzon këto masa, në sinkron me qeverinë, duke përmbysur parashikimet e deritanishme.

Një sondazh i kryer nga instituti ‘ALCO’, i publikuar në numrin e sotëm të gazetës ‘Ethnos’, tregon se 44, 8 % e grekëve pritet të votojnë ‘po’ masave shtrënguese, kundrejt 43, 4 % që pritet t’i thonë ‘jo’ këtyre masave. Ndërkohë, sipas këtij sondazhi, 11, 8 %janë ende të pavendosur. Nga ana e tij, kryeministri Cipras edhe sot u ka bërë thirrje grekëve të thonë ‘jo’ në referendumin e së dielës, ndërkohë që më herët ka deklaruar se nëse votohet ‘po’ masave shtrënguese, nuk do të jetë qeveria e tij që do t’i zbatojë ato, duke nënkuptuar dorëheqjen.

Shqetësimi, brengosja dhe dëshpërimi se deri në cilën shkallë kanë arritur pas pesë viteve masa shtrënguese për kursim mund të shihet në fytyrat e tyre duke pritur me radhë para aparateve të bankës. Radhët nuk reduktohen as gjatë orëve të vonshme të natës. Nëpër Athinë gjatë natës qëndrojnë njerëz duke pritur t’i tërheqin 60 eurot e lejuara në ditë, të pasigurt nëse javën e ardhshme do ta kenë “luksin” të nxjerrin aq para nga bankat.

Goditja e fundit dramatike për popullin grek vije nga gazeta “Financial Times” e cila pohon se qeveria greke ka plan sekret për shkurtimin e 30% të të gjithë depozitave bankare mbi 8000 euro.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.