BDI: të demostrohet përgjegjësi

-

Bashkimi Demokratik për Integrim me vëmendje të theksuar po ndjek zhvillimet në lidhje me akuzat për përpjekje për rrënim të rendit kushtetues të vendit dhe spiunazhë ndaj katër personave, përfshirë edhe liderin e opozitës  Zoran Zaev.

Në një komunikatë të saj thuhet se Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdimësi ka adresuar urgjencën e rritjes së integritetit dhe pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë si dhe zhvillimit transparent dhe të paanshëm të proceseve gjyqësore, në veçanti ato që i referohen marrëdhënieve ndëretnike, ndërfetare dhe politike.

“Autoritetet shtetërore, përfshirë edhe ato të prokurorisë dhe gjyqësorit, duhet ta trajtojnë këtë rast me integritet dhe transparencë të plotë dhe me respekt për presumimin e pafajësisë së të përfshirëve.  Njëkohësisht konsiderojmë që këto standarde duhet të aplikohen në punën e përditshme të institucioneve shtetërore dhe në veçanti në rastet që cënojnë marrëdhëniet midis dy komuniteteve më të mëdha. Në këtë vit jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin tonë, BDI fton të gjitha partitë politike, por edhe kontribuesit e tjerë shoqëror, që të demonstrojnë përgjegjësi të plotë për demokracinë, marrëdhëniet ndëretnike dhe proceset integruese, ndërsa, duke patur parasysh brishtësinë e procesit demokratik në vend, konsiderojmë që edhe komuniteti ndërkombëtar duhet të përfshihet me përkushtim të theksuar në ndërtimin e standardeve të qëndrueshme demokratike”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...