fbpx

Marshi i studentëve: Reforma të shpejta, “studentë të pazot”!

-

Studentët i dërguan  kërkesë  Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në fund të marshit të dytë studentor i organizuar nga Organizata joformale studentore “Plenumi Studentor”. Edhe krahas presioneve, marshi ishte masovik, me prezencë dyshim më të madhe nga marshi i parë i mbajtur më 17 nëntor.

-Argumenti kryesorë në letër është se propozimi gërshetohet me autonominë e Universitetit. Ne jemi kundër asaj që Bordi i Akreditim të zgjidhët nga ministri. Në propozimin që e pamë, shkruante se testimi ekstern do të vlejë edhe për cikin e dytë dhe të tretë të studimeve, që ishte diçka e re dhe mendoj se nuk është shpjeguar si duhet pse nevojitet masa e këtillë. Analiza konkrete se ku ka dobësi arsimi nuk ekzistojnë dhe mendojmë se masa e këtillë duhet seriozisht të përpilohet. Iu bëjmë thirrje të na ftojnë në diskutim ku mund të bisedojmë për masat që mund ta përmirësojnë arsimin e jo vetëm për modelin e provimit shtetërorë- tha Anastasia Petrovska, e cila e dorëzoi letrën në Qeveri.

Studentët, nxënës të shkollave të mesme, profesorë dhe prindër u grumbulluam para oborrit të UShKM-së saktë pasdite, me protestë të qetë për ta shprehur revoltin nga ndryshimet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës dëshiron t’i implementoj në arsimin e lartë.

-Të gjithë që jemi grumbulluar jemi kundër ndryshimeve që paraqesin ngarkesë për ne dhe gjeneratat e ardhshme. Jo vetëm që kemi mundësi, por kemi edhe përgjegjësi që të reagojmë. Me atë që do të vlerësohet dija jonë jashtë kornizave universitare, shkatërrohet autonomia e universitetit si institucion i arsimit të lartë. Zëri jonë ngel i padëgjuar, na injorojnë si pjesë e shoqërisë akademike, si pjesë e shoqërisë, si qytetarë të Republikës së Maqedonisë. Nuk do të ndalemi duke luftuar për të drejtat tona për zgjedhje, për liri dhe dinjitet. Të gjithë këtu jemi të bashkuar si një sepse është sekret publik se kur jemi të bashkuar bëjmë ndryshime. Kauza jonë është përtej etnike, përtej religjioze, përtej kombëtare dhe përtej partiake. Qëndrojmë sot vetëm me indekse- thanë nga “Plenumi studentorë” në fillim të marshit.

Grupi prej rreth 6000 mbështetës të marshit u nis kah Parlamenti, dhe më pas edhe kah Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Duke brohoritur “Tani më rretho”, “Autonomi”, “Ne jemi studentë, nuk jemi klient”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “Tanimë nuk kemi frikë”, “Provim ekstern për Qeverinë”, “Së bashku jemi më të fortë” në gjuhën maqedonase dhe shqipe, në mënyrë të qetë tregoi pakënaqësinë nga reformat e propozuara.

-Reforma të shpejta, studentë të verbër lindin. Këto reforma janë eksperimentale dhe pasojat nga të njëjtat do të shkaktojnë dëm të dukshëm ndaj cilësisë së studentëve. Sa më shumë rrethime, aq më shumë argumente, sa më shumë argumente, aq më të vendosur- thanë nga “Plenumi studentorë” para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

S.A.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.