fbpx

Studentët nga Manastiri me porosi deri te Qeveria: Nuk jemi minj eksperimenti

-

Studentët nga Manastiri me porosi deri te Qeveria: Nuk jemi minj eksperimenti

“Tani do të na dëgjoni”, “E keni lehtë ju, asnjëherë nuk keni studiuar”, “Indeksi është libreza”, “ Eksterne për Qeverinë” dhe “Stop për reformat e këqija në arsim”, ishin vetëm pjesë të parullave që i brohoritën studentët dhe gjimnazistët nga Manastiri në protestën e sotme në të cilën mosovikisht marshuan nëpër qytet.

Mbi një mijë të rinj, por edhe manastiras të rritur, duke nisur nga para Fakultetit teknik në Manastir, më shumë se një orë e gjysmë marshuan përmes Shirok sokakut deri tek selia e Komunës dhe deri te Rektorati i universitetit të Manastirit për t’i thënë qartë njerëzve të parë të Universitetit se nuk pranojnë testim dhe provim shtetëror në fakultete.

-Iu  kundërvumë zëshëm vendimit për testim ekstern ose provim shtetëror, si të doni quajeni, ajo s’ka rëndësi sepse konsiderojmë se kjo është masë skajshmërisht jocilësore. Dija jonë është më shumë se 100 pyetje. Këtë marsh vendosëm ta mbarojmë përpara ndërtesës së rektoratit, sepse disa herë ata ishin të thirrur të deklarohen lidhur me këtë çështje, por mbetën të shurdhër. Sot dridhet Shkupi, u drodhën Manastiri, Prilepi  e Shtipi. Kjo është mundësia e vetme në dhjetë vitet e fundit të ngremë zërin masovikisht dhe ta dëgjojnë zërin tonë. Mjaft e kemi që të jemi minj eksperimenti dhe mjaft reforma të pafundme-deklaroi Borçe Nastevski nga “Plenumi studentor”.

Përfaqësues të studentëve u takuan me rektorin e Universitetit të Manastirit, Zllatko Zhoglev, dhe prej tij kërkuan që rektorati të marrë qëndrim lidhur me implementimin e provimit shtetëror. Në protestë nuk u shfaqën përfaqësuesit e Parlamentit studentor, dhe studentët deklaruan se prej sot ai trup është i vdekur, ndërsa plenumi do ta marrë vendin e tij. U ankuan se tanimë disa ditë përpara kanë patur shtypje që të mos dalin në protestë.

-Në “Plenumin studentor” kemi edhe nunër të madh të gjimnazistëve të cilët na përkrahin. Kishte ankesa prej tyre se kanë marrë kërcënime konkrete nga të punësuarit e shkollave se nëse dalin në protestë, do t’u ulet sjellja-deklaroi Branko Jakovlevski, student në vitin e tretë dhe përfaqësues i “Plenumit studentor”.

Studentëve iu bashkëngjitën edhe prindërit, pensionistët dhe qytetarë të tjerë të cilët u dhanë përkrahje në protestë.

-Këtu jam në mbrojtje të nipërve të mi, për studime demokratike, studentët nuk duhet të durojnë dikush t’u dirigjojë diçka që nuk duhet, vetë të vendosin të rinjtë, e jo dikush tjetër t’u sjellë vendime të gabuara- deklaroi Dushko Mitrevski, pensionist nga Manastiri.

А.B.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.