fbpx

Aksioni “Çekani”. Grupi kriminel gjashtë vite ka vepruar në Gostivar

-

Tetëmbëdhjetë qytetarë të Gostivarit dhe një i Shkupit dyshohen se janë anëtarë dhe ndihmës të një grupi kriminel që ka vepruar në pjesën perëndimore të shtetit, njoftojnë nga MPB-ja.

Në aksion policor nën emrin operativ “Çekani”, sot në mëngjes janë arrestuar 15 anëtarë të grupit, dy persona janë jashtë shtetit kurse dy nga të dyshuarit ende janë nën hetim.

Pesë prej tyre dyshohen të jenë organizatorë të grupit kriminal, e cila ka vepruar në vitin 2008-të, në përgjithësi në territorin e komunës Gostivar kurse në mesin e të dyshuarve janë edhe katër avokatë dhe një përmbarues, të cilët kanë ndihmuar në përpunimin e marrëveshjeve fiktive dhe dokumentacionit.

Sipas policisë, organizatorët dhe anëtarët e grupit dyshohen për veprat kriminale bashkim për krim, shantazh dhe larjen e parave dhe kundër tyre deri tek Prokuroria publike janë dorëzuar kallëzime përkatëse penale. Kallëzim është ngritur edhe kundër kompanisë “Golden Plejs MM”, pronar dhe udhëheqës i të cilës është bashkëshortja e njërit nga organizatorët e grupit kriminal.

Avokatët dhe përmbaruesi ngarkohen me veprën bashkim për krim, falsifikimin e dokumenteve, përdorimin e dokumenteve me përmbajtje të pavërteta dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit.

-Motivi i grupit kriminal ka qenë përfitimi i dobisë pronësore kundër- ligjore nga veprat e kryera penale, të cilën e kanë lëshuar në qarkullim legal pagesorë, për çka kanë shfrytëzuar numër të madh të kompanive të tyre, llogarive bankare, duke investuar në patundshmëri dhe mjete transporti, fitimin e pronës së patundshme si dhe dhënien e huave ilegale personave fizik dhe juridik- thonë nga MPB-ja.

Organizatorët e grupit, disa qytetarëve nga Gostivari, në mesin e tyre edhe pronarë të kompanive, u kanë dhënë hua për të cilat u kanë llogaritur interes prej 8 deri 20%.

-Pasi i kanë sjellë deri në gjendje jo- likuide ekonomike, i kanë kërcënuar në mënyrë verbale, kanë kryer sulme fizike ndërsa më pas i kanë detyruar të nënshkruajnë kontrata fiktive notere dhe të avokatit, të cilat i kanë përpiluar avokatët. Me këto kontrata të nënshkruara për shitblerjen e pronës së patundshme apo makinës, disa personave nga Gostivari dhe rrethina ua kanë përvetësuar pronën e patundshme ose makinat e tyre apo, me ndihmën e përmbaruesit, kanë ngritur dhe zbatuar procedura për përmbarim ndaj pronës së të dëmtuarit- njoftojnë nga MPB-ja.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.