fbpx

Lënda për arrestin shtëpiak të Taleskit dërgohet në Gjykatën e Apelit

-

Gjykata penale sot e ka dërguar deri në Gjykatën e Apelit lëndën për arrestin shtëpiak të kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski i cili është i dyshuari i parë në lëndën “Transportuesi” që e hapi Prokuroria speciale, konfirmojnë për “Meta” nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

“Lënda është kompletuar dhe dorëzuar në Gjykatën e Apelit” deklaroi zëdhënësja Paula Bozhinovska.

Për dërgimin e lëndës deri në Apelacion priteshin dërguesin e SPB Manastirit, si provë se Taleski dhe policia e kanë marrë vendimin për arrestin shtëpiak, që të mund të kompletohet lënda.

Sipas informacioneve nga Gjykata e Apelit, prej atje presin lëndën ta marrin gjatë ditës. Megjithatë, që të prononcohen lidhur me të, ata duhet të shohin se çfarë më saktë përmban dokumentacioni gjegjësisht kush ka dorëzuar ankesë.

Ankesë për vendimin e arrestit shtëpiak sot mori pala mbrojtëse e Taleskit ndërsa Gjykata e Apelit do të vendos se a do ta shfuqizoj këtë vendim apo do ta konfirmoj vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, më herët shfuqizoi vendimin e gjykatësit me procedurë paraprake me të cilin Taleskit iu konfiskua vetëm pasaporta dhe mori vendim që kryetarit të Manastirit t’i shqiptohet masa e arrestit shtëpiak.

Nga dita e hënë policia e Manastiri filloi me zbatimin e vendimit për arrest shtëpiak ku ekipet e tyre realizojnë vizita të papritura në shtëpinë e Taleskit.

PSP Taleskin dhe 22 persona tjerë i ngarkon për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpërdorimin e 360 mijë eurove lidhur me transportin e nxënësve në Manastir.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.