fbpx

Qytetarët në maj kanë tërhequr 67 milionë euro nga bankat

-

Qytetarët muajin e kaluar kanë tërhequr 67 milionë euro nga bankat, ndërsa baza e depozitave është zvogëluar për 22 milionë euro, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore.

Për dallim nga qytetarët, te të cilët ka vazhduar trendi i tërheqjes së parave nga bankat, ndërmarrjet i kanë kthyer paratë prapa. Ato në maj kanë deponuar 29,6 milionë euro, në sistemin bankar.

Guvernatori Dimitar Bogov para një muaji deklaroi se tërheqja e thuajse të gjitha depozitave është ndërprerë tërësisht dhe ka pasur stabilizim të situatës.

Në prill qytetarët bënë tërheqjen rekorde prej 58,5 milionë euro (3,6 miliardë denarë) prej bankave, që është 1,6 për qind e depozitave të përgjithshme të popullatës, si përgjigje ndaj spekulimeve për devalvim të supozuar të denarit dhe ndaj krizës së krijuar artificiale të tregut të këmbimit devizor.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.