fbpx

“Stratofor”: Maqedoninë e pret një vit i stuhishëm

-

Qeveria e Maqedonisë në vitin 2016 do të duhet të ballafaqohet me vendin e ndarë etnikisht, me krizën e refugjatëve, me kontestin e pazgjidhur me Greqinë për emrin, parasheh Agjencia Amerikane për Strategji Gjeopolitike “Stratfor “, duke shtuar se aspiratat e anëtarësisë në BE edhe më tej do të ndikojnë në situatën politike në vend, edhe pse nuk nuk pritet që shumë shpejt të bëhet anëtare e Unionit.
“Stratfor” vlerëson  se prolongimi bisedimeve për hyrje në BE, mundet që me kalimin e kohës të humbas përkrahjen për harmonizimin e kërkesave të BE-së dhe të shkaktojë jostabilitet politik dhe shoqëror.
“Nëse Shkupi zyrtar heq dorë nga ideja për anëtarësimin në BE, Maqedonia do të mund të humbas interesin për marrëdhëniet e mira me fqinjët. Kjo do të mund të le mundësi për të pasur konflikt me Shqipërinë dhe Kosovë, për shkak të situatës me  shqiptarët etnik të Maqedonisë, sikurse edhe me Greqinë, për shkak të bllokadës me Athinën për hyrjen e vendit në BE dhe NATO. Edhe pse sipas agjencisë, një skenar i këtillë është më pak i besueshëm, megjithatë nuk mundet  krejtësisht të anashkalohet, duke pasur parasysh ndarjen politike të BE-së”, vlerëson “Statfor”
Në këtë analizë  thuhet se tremujori i parë i vitit 2016 do të jetë vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë, e cila përveç se në krizën politike po ballafaqohet me krizën me refugjatët. Pas zgjedhjeve, qeveria e re. Gjithashtu në analizën në fjalë shtohet se partitë politike do të duhet të merren me votuesit e dëshpëruar, të cilët sipas anketës së IRI-it konsiderojnë se vendi në vitet e fundit është bërë akoma më jostabil dhe po ec në kahje të gabuar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.