fbpx

Çarls Garet: Involvohemi në çështjet e Maqedonisë sepse kështu funksionon BE

-

Ambasadori britanik Çarls Garet në analizën e tij për ngjarjet në Maqedoni gjatë këtij viti, mes tjerash u përgjigj në pyetjen pse të huajt involvohen në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

“Të përgjigjem më shkurtë, në këtë mënyrë funksionon Evropa. BE ku maqedonasit shumë duan të aderojnë, bazohet në nivel të caktuar të sovranitetit të përbashkët. Çdo vend- anëtarë ka shkallë të caktuar të kontrollit apo ndikimit ndaj vendimeve që ndikojnë ndaj vendeve tjera anëtare. Nëse Maqedonia aderohet në BE, do të ketë ndikim ndaj vendimeve që ndikojnë ndaj B. së Madhe dhe vendeve tjera të BE-së. Për këtë, vendet- kandidate patjetër duhet t’i plotësojnë kriteret për anëtarësi. Britania e Madhe si dhe vendet tjera anëtare duan Maqedonia t’i plotësoj kriteret dhe të hyj në BE. Komuniteti ndërkombëtar do t’ju ndihmojë në këtë rrugë” shkruan Garet në blog.

Ambasadori në analizën e tij përmendi edhe fluksin e refugjatëve, ngjarjet në Kumanovë, që sipas tij janë provë për brishtësinë e komunitetit si dhe problemin me ndotjen dhe aksionet e OJQ-ve për kërkim përgjegjësie.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.