fbpx

Shkupi ngulfatet me ajër të ndotur

-

Ndotja e madhe e jarit dhe niveli i lartë i grimcave kancerogene PM-10 në orën 13 janë vërejtur në të gjitha stacionet matëse në Shkup, ku sasia e këtyre grimcave arrin 465 mikrogram në një metër kub, që është më shumë se nëntë herë nga 50 mikrogramët e lejuara.

Niveli i lartë i grimcave PM10, përveç komunave të Shkupit, Qendër, Lisiçe, Gazi Babë dhe në stacionit matës Rektorat, hetohet ndotje edhe në Milladinovci, Tetovë dhe Veles. Instrumenti për matje të këtyre grimcave në komunën e Karposhit ende është jashtë përdorimit, ndërsa për instrumentet në Manastir nuk ka të dhëna. Në Kërçovë dhe Kavadar ka sasi të madhe të grimcave PM-10, ndërsa në Koçan niveli është i mesëm. Në Lisiçe, njësoj si nga dita e djeshme, vërehet edhe nivel i lartë i monoksidit në ajër.

Mbrëmë shkalla më e lartë e ndotjes është vërejtur në orën 1 pas mes nate kur stacioni i matjes në Lisiçe ka treguar koncentrik të grimcave PM deri me 1.000 mikrogram në një metër kub, që është për 20 herë më e lartë se mesatarja, ndërsa stacioni matës në Gazi Babë 800 mikrogram, që është për 16 herë me lartë se mesatarja.

Ndotja e ajrit është vërejtur tre ditë me radhë. Në raste të tejkalimin e pragut të 50 mikrogrameve për një metër kub të grimcave të PM10 në vazhdimësi të pesë ditëve , Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, rekomandojnë përdorim të transportit urban publik, më shumë njerëz të udhëtojnë në një automjet, për ngrohjen e hapësirave mos përdoren mjete sintetike dhe të përdoret si duhen stufat me dru.
Zakonisht, përqendrimi i grimcave PM 10 arrin nivelin maksimal në orët e natës edhe atë nga ora 22 deri në orën 1 pas mesnate.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.