fbpx

Peshkopi Timotej: Shoqata “Bogojavlenie”, nuk e afirmon Kishën, por interesat personale.

-

Peshkopi i Ohrit Timotej, edhe këtë vit nuk do e hedh kryqin për festën e madhe të Pagzimit – Paraqitja e Zotit, në ujërat e liqenit të Ohrit. Vitin e kaluar spekulohej se Peshkopi nuk u paraqit-zyrtarisht për shkak të sëmundjes, jozyrtarisht, për shkak të prezencës së kryeministrit Gruevski, kurse këtë vit po zbulon shkaqe të tjera. Nuk do të jem aty për festën e Pagëzuar, sepse do të jem në udhëtim zyrtarë në Australi,- thotë mitropoliti Dibrano-Kërçovarë dhe Pllaoshnik, Peshkopi Imzot. Timotej, por shtoi se BFKO –së SH A, nuk ka seç na duhet asfare shoqate të qytetarëve, shoqate joqeveritare ose ndonjë tjetër institucion shtetërorë që ta afirmoi. Ngase mendon në shoqatën “Bogojavlenie” e cila e organizon manifestimin. “Ata nga ajo shoqatë as që kanë kërkuar pëlqim nga ne, as që bëjnë afirmimin e kishës në realitet. Nuk do kisha dashur ta komentoj këtë program sepse nuk do të jem aty, por mendoj se bëhet fjalë veç për interesa personale, para së gjithash, komerciale, thotë Peshkopi Timotej për Portalin “Ohër 1”. Peshkopi Timotej potencon se hedhja e kryqit në ujë është vepër e popullit Maqedonas. “Pyetni kurë është themeluar kjo shoqatë, dhe që kurë hidhet kryqi në ujë dhe do shikoni se a është kjo aktivitet i tyre apo i Kishës dhe gjithë popullit Maqedonas, – e përcjell Portali deklaratën e Mitropolitit Timotej. Peshkopi Imzot Timotej, komercializimin e festës e çmon si akt antikishtarë. “Të gjith atë që e bëjnë si aktivitet kafenesh, është antikishtare, vetëm të pinë dhe pihen, dhe të hanë e ta teprojnë. Kjo është afirmimi i Kishës? Kontrolloni sa nga ata dinë të kryqëzohen në lutje, dhe nga e gjithë kjo do shikoni sa janë besimtarë dhe sa e afirmojnë Kishën, më saktë, aspak nuk e afirmojnë as besimin e as kishën, por e bëjnë të kundërtën, – theksoi peshkopi Timotej.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.