fbpx

Gazetarë të “Charlie Hebdos” me kritika ndaj të pranishmeve të marshimit të sotshëm

-

Në disa intervista për mediat këto ditë, tre karikaturistë të mirënjohur të “Sharli Ebdos” të cilat e mbijetuan sulmin terrorist në të cilin jetën e humbën 12 persona, largohen prej marshimit të sotshëm të solidaritetit në Paris.

Në këtë marshim të lirisë së shprehjes marrin pjesë shumë politikanë të diskutueshëm që janë të njohur në shtetet e veta për shtypje ndaj gazetarëve dhe mediave të lira, si kryeministri turk dhe hungarez Davutoglu dhe Orbani, kryeministri rus për punët e jashtme Lavrori ose kryeministri  në largim i Izraelit në largim Netanjohu.

Në intervistë për median holandeze “Volkskrant” karikaturisti Vilemi me ironi e diskuton situatën.

-Kemi shumë miq të rinj, siq janë papa dhe Putini,më duket shumë qesharake! Të gjitha përkrahjet që arrijnë nga bota, kurrë nuk e kanë parë “Sharli Ebdo”- thotë Vilemi.

Megjithatë, ai e përshëndet  faktin se njerëzit mobilizohen në emër të lirisë së shprehjes. Luzi, një nga karikaturistët më të famshëm, në intervistë për gazetën franceze “Inroks” gjithashtu bëri kritika.

Mbi ne vëhet një barrë simbolike e cila nuk është në vizatimet tona. “Sharli” luftohet kundër simbolizmit. Ne nuk përdorim pëllumba të paqes dhe metafora të tjera. Ne fakt, kjo barrë simbolike është kundër çdo gjëje për të cilën gjithmonë “Sharli Ebdo” ka luftuar.  Ky unanimizmi  është dobishëm për Fransoan Oland për ta bashkuar kombin për Marin Lepen që ta kërkojë kthimin  e dënimit me vdekje. Me simbolizmin në kuptim të gjerë, mund të bëni çfarë të doni. Edhe Putini do të pajtohet me pëllumbin e paqes-thotë Luzi.

Gazeta do të vazhdojë me botim në sajë të donacioneve  të shumta nga bota siç janë “Gardijani” ose “Liberasioni”. Por, duhet të vazhdojë pa figurat e veta emblematike, katër karikaturistët që e humbën jetën në sulmin e 7 janarit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.