fbpx

Shilegov: Janë plotësuar kushtet për bisedime për zgjedhje në vjeshtë

-

Me tërheqjet e faljeve dhe me shtyrjen e zgjedhjeve janë plotësuar kushtet minimale për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

– Konsiderojmë se tashmë duhet të fillohet me bisedime dhe dakordim të kushteve me qëllim që në vjeshtë të organizohen zgjedhje korrekte dhe demokratike. Nëse fillojmë sot dhe nëse kemi vullnet minimal politik, nuk ka se pse në tetor të mos krijohen kushte për zgjedhje të besueshme – tha Shilegov.

Deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti, konsideron se për zgjedhje korrekte së pari duhet të përgatitet ambienti politik në shtet.

– Mendoj se takime liderësh duhet të mbahen për shkak se janë në interes të qytetarëve, ndërsa për zgjedhje korrekte së pari duhet të krijohet ambient politik – tha Aliti.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.