fbpx

LSDM: VMRO DPMNE të përgjigjet pse donacioni realizohet përmes kompanisë private

-

Mijalkov, MPB dhe VMRO DPMNE konfirmuan se ekziston skandal korrupsioni me shifër milionëshe lidhur me furnizimin e pajisjes për ndjekje të bisedave nga Izraeli, ku janë të përfshirë njerëzit e parë të pushtetit, Sasho Mijalkov si drejtor i DSK-së dhe Nikolla Gruevski si kryeministër, shkruan LSDM në njoftim.

“Drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, pas gjithë asaj që dëgjuam nga goja e tij dhe çfarë pamë nga mesazhet e tij, për 540. 000 euro të akorduara, për 840. 000 euro të porositura, për shuma tre herë nga 900. 000 euro, paramendoni, arsyetohet vetëm për shumën e parë dhe pohon se kjo ka qenë donacion nga shërbimi mik? Për këtë donacion nga shërbimi mik, që në bisdën mes Mijalkov dhe bashkëpunëtores së tij në DSK dhe gjykatëses, Svetlana Kostovës, është qartë e shqiptuar si provizion, MPB jo vetëm që pranon se ka ndodhur, por edhe pranojnë se kanë fshehur sepse donacioni ka qenë sekret shtetërorë”, shkruan në njoftimin e tyre.

LSDM kërkon Mijalkov dhe Gruevski të shpjegojnë çfarë është donacioni që realizohet përmes kompanisë private në Maqedoni dhe pse janë paguar në llogaritë e bankave të huaja, siç është shembulli me bankën në Budapest?

Gjithashtu, LSDM pyet çfarë është ky donacion i huaj ku merren vesh për dhënie të parave në dorë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.