fbpx

“Bomba” e Kumanovës: Për zgjedhje i kanë kapur të gjitha kompanitë dhe gjithë kriminelët

-

Në këtë konferencë shtypi do të dëgjoni se si MPB ka punuar për VMRO DPMNE-në në Kumanovë, tha Martin Kostovski, kryetar i Organizatës komunale të LSDM-së, para publikimit të materialeve të përgjuara lidhur me parregullsitë zgjedhore në këtë qytet.

Në bisedat që i prezantoi Kostovski kishte regjistrim nga biseda e ministres së brendshme, Gordana Jankullovska dhe një bashkëbiseduesi, për takime në Kumanovë në të cilat do të merren vesh detajet për zgjedhjet. Bashkëfolësi i Jankullovskës i thotë se duhet të shohin “si do të kryejnë punë me maxhypët”.

Në bisedat mes Jankullovskës dhe njëfarë Riste, ministrja merr të dhëna për kompani, të falimentuar, persona të pakënaqur dhe të vjetër si dhe për kriminel, për çka Jankullovska, kinse thotë t’u kryhet ndonjë punë që kërkojnë që të jenë të kënaqur.

LSDM publikoi dy biseda për të cilat theksoi se janë të Gordana Jankullovskës me Nikolla Todorovin, ku ajo thotë se janë premtuar 75. 000 në dorë dhe intervenon më shpejtë të dorëzohen paratë për partinë e Dragisha Miletiqit. Në bisedën e dytë, Kiril Bozhinovski Jankullovskës i pranon se ka dhënë 225. 000 në dorë.

Jankullovska në bisedën e radhës pranon se për nevoja partiake ka keqpërdorur edhe lista të përbërjes rezervë të ARM-së.

Ajo, thotë Kostovski, thotë se “i kanë kapur për zgjedhjet të gjitha kompanitë, të falimentuarit dhe kriminelët”.

“Të padijshëm janë njerëzit, kërkojnë t’u kryhen punë të vogla”- i thotë ajo bashkëbiseduesit.

Në lidhje me kontrollimin e 60 autobusëve në Kumanovë dhe mospasjen e rrymës, Kostovski tha se Kumanova është në presion të vazhdueshëm nga pushteti.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kanë regjistrime për arrestimin e kryetarit Zoran Damjanovski, Kostovski tha se do të publikojnë çdo gjë që kanë.

Ai theksoi se për arrestimin ende nga MPB nuk kanë pranuar kurrfarë informate.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.