fbpx

Qeveria me dekret e mundësoi ndjekjen elektronike të të infektuarve dhe atyre që kanë kontaktuar me ata

-

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 37-të ka mundësuar që të ndiqen në mënyrë elektronike pacientët me virusin korona dhe personat që kanë qenë në kontakt me ata, transmeton Meta.

Njëkohësisht është pranuar edhe oferta për aplikacionin për atë qëllim, donacion nga një kompani private. Bëhet fjalë për aplikacion për telefonat celularë “StopKorona!” dhe Qeveria e ka autorizuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe që ta nënshkruar Marrëveshjen për donacion mes “Nekstsens” dhe Ministrisë.

“Shfrytëzimi i këtij aplikacioni celular është me bazë vullnetare nga ana e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Qeveria.

Në seancë u miratua dekret me të cilin, për shkak të zbulimit më të hershëm, parandalimit dhe shkatërrimit të virusit korona, gjegjësisht konstatimit nëse dikush ka qenë në kontakt me virusin korona, ndërkaq edhe për informimin, Ministria e Shëndetësisë të shfrytëzojë platforma të internetit, aplikacione dhe forma tjera të shërbimeve elektronike.

“Në lidhje me përpunimin e të dhënave personale zbatohen dispozitat nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe masa teknike dhe organizative përkatëse që të sigurohet niveli i sigurisë së të dhënave në mënyrë përkatëse”, thonë nga Qeveria.

Në seancën e 37-të, është pranuar edhe donacioni i Turqisë, e cila sektorit shëndetësor në vend do t’i japë falas 50.000 maska mbrojtëse, 1.000 kostume mbrojtëse dhe 1.000 teste diagnostikuese.

Vendimet e tjera mund t’i lexoni: KËTU.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.