fbpx

LSDM-ja: Ivanovi dëshmoi se Maqedonia s’ka president

-

“Mirëmëngjesi Gjorgje Ivanov! Pas pesë vitesh fshehje në kolltukun në Bodno, të votuar në zgjedhje kriminale, Ivanov sot guxoi t’u ligjërojë për demokraci dhe dialog për në vitin 2015”, reaguan nga LSDM opozitare pas drejtimit vjetor të kryetarit Ivanov.

“Ta kishte Ivanovi guximin për të cilin flet, t’i mbajë leksion për dialog politik mentorit Nikolla Gruevski, do të shihte arsyet e vërteta për qorrsokakun në të cilin e ngatërruan Maqedoninë”, thonë nga LSDM opozitare.

 

“Është më e lehtë për Gjorgje Ivanovin të thorë se duhet “qetë t’i pranojmë gjerat që nuk varen prej nesh”. Dhe pasi asgjë s’varet prej tij, ai qetas e pranon dhunimin e vullnetit të studentëve dhe profesorëve, të punëtorëve me honorar, të firmave që nga 1 janari i pret shoku ekzistencial. Kjo për Ivanovin nuk është temë për debat demokratik. Gjatë diskutimit, të cilin ai u përpoq ta arsyetojë mosekzistencën e vet në skenën politike, me shpjegimin se ka punuar në zhvillimin e ekonomisë. Me siguri nga aty edhe perceptimi i tij se të rinjtë mbeten në vend për atë se sukseset ekonomike edhe përskaj të dhënave të Bankës botërore 447 137 shtetas e kanë lëshuar vendin. Gjorgje Ivanov sot vetëm vërtetoi se Maqedonia nuk ka kryetar shteti”, konsiderojnë nga LSDM-ja.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.