Sa duhet të paguajnë qytetarët që të thithin ajër të pastër? Ose gjer kur qytetarët do të paguajnë edhe me shëndetin e tyre?, pyeti sot Pece Mirçevski, kryetar i Komisionit për ambient të pastër dhe planifikim hapësinor i LSDM-së.
-Ju kujtohet se në Qendër, në afërsi të sheshit, kishte stacion për matje të ndotjes? Si pjesë e projektit “Shkupi merr frymë” e kryetarit Trajanovski, shkupjanët duhej të kishin qasje në gjendjen me ndotjen. Por asisoj do të shihnin se në vitin që kalon, më shumë se 240 ditët kanë thithur ajër që është i ndotur disa herë më i lartë se e lejueshmja. Dhe, pushteti vendosi ta heqë. E paguan me paratë tona kur e vendosën, dhe me shëndetin tonë kur e hoqën. Dhe nuk është vetëm kjo, dhe nuk është veç këtu. Nuk funksionon pothuaj i gjithë sistemi monitoriues, ndërsa ato stacione që funksionojnë tregojnë rezultate dështuese- tha Mirçevski.
Nga fillimi i vitit gjer më tani, shtoi Mirçevski, banorët Lisiçes së Shkupit kanë thithur ajër përplot me tym të rrezikshëm 203 ditë.
“Në Tetovë, pothuaj 293 ditë gjatë vitit. Koncentrimi i PM10 në Kërçovë arrin edhe deri 389 mikrogramë në një metër kub. Koncentrime ditore të palejueshme të grimcave PM10 tregojnë 12 nga 13 stacione të matjes së Ministrisë për ambient dhe planifikim hapësinor në vend! Disa herë apeluam se është e nevojshme të ndërmerren masa të ngutshme për të ulur ndotjen, se duhet të merren hapa konkretë, dhe jo të paralajmërohen qytetarët! Paralajmëruam se pasojat do të jenë përgjegjësi e pushtetit të papërgjegjshëm. Qytetarët kanë të drejtë për ambient të pastër-konstatoi Mirçevski.