fbpx

RMV, prindërit kërkojnë mësim online, MASH decide – nga shtatori do të mësohet nëpër klasa

-

“Mbështetje për mësim online në vitin shkollor 2020/2021” është emri i grupës në Facebook, i cili numëron rreth 3500 anëtarë, ndërsa ditëve të fundit “vlon nga komentet në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor. Shumica e prindërve paralajmërojnë se nuk do t’i lëshojnë fëmijët në shkollë sepse siç thonë, shëndeti është prioritet. Megjithatë, edhe përkrah kërkesave që mësimi të mbahet online, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë konfirmuar për Meta se nga shtatori, orët do të fillojnë me prezencë fizike të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.

“Nxënësit më të vegjël nuk do të mund të respektojnë masat për mbrojtje nga protokollet e rekomanduara. Është e pamundur që të sigurohet distancë fizike mes tyre dhe është e pamundur maska që do ta mbajnë gjatë gjithë kohës të mbet e pakontaminuar. Shëndeti i më të vegjëlve nuk duhet të vihet në test. Ajo për ne është e papranueshme. Gjithashtu, mbetet problemi me periudhën kohore në vjeshte, do të përzihen ftohjet, gripi me Covid – 19 dhe ajo do të jetë e tmerrshme. Problemi mbetet edhe te fëmijët më të mëdhenjë, posaçërisht tek ata në shkolla të mesme. Nuk është zgjidhur transporti publik, shfrytëzimi i përditshëm i tij është rrezik shtesë për to”, qëndron në kërkesat e prindërve që insistojnë që mësimi të jetë online.

Sipas tyre, vegla online që sipas përvojës së prindërve dhe mësimdhënësve që në të kaluarën ka pasur kritika më pozitive është Microsoft Teams. E njëjta, siç thonë, mund tërësisht të përshtatet edhe në ligjërata përmes video konferencës dhe për kohë shumë të shkurtë të gjitha palët mund ta përvetësojnë me sukses.

“Përveç kësaj, edhe situata në shkolla reflekton inventarë të vjetër të pa mirëmbajtura, toaletë të harxhuar, çezma të prishur në numër shumë të vogël, mospasja e sapunit dhe mjeteve të tjera themelore higjienike. Duke pasur parasysh situatën momentale dhe personeli me të cilin disponojnë shkollat në gjithë shtetet është e pamundur që të arrihet niveli i nevojshëm i higjienës dhe distanca sociale”, thonë në grupë.

Meta ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Arsimit në lidhje me kërkesën e prindërve. Këto ditë në ministri po precizohen detajet rreth asaj, si do të duket mësimi dhe në çfarë duhet të kihet kujdes. Zëvendësministrja Elizabeta Naumovska tha se si institucion, mbetet në qëndrimin se mësimi do të fillojë nëpër klasa.

“Kombet e Bashkuara rekomandojnë mësim me prezencë fizike, ndërsa ne jemi anëtar i OKB-së dhe ajo është rekomandim gjeneral. Të gjithë shtetet në botë, mes të cilave edhe fqinjët, do të fillojnë me prezencë fizike. Jo vetëm nga fakti se nxënësit në klasa do të mësojnë më shumë, por edhe në aspekt të socializimit, të gjendjes mentale dhe emotive të nxënësit. Garancë absolute se në shkollë nuk mund të infektohet askush askund nuk mund të ofrojë. Unë them se fëmijët do të jenë më të sigurte në shkollë, kur do të duhet të mbajnë dorëza dhe maska dhe ti lajnë duart. A mundet që prindërit të garantojnë se fëmijët e tyre nuk do të sëmuren? Me siguri do të jetë më të sigurte në shkollë se sa në lokale apo parqe, ku luajnë çdo ditë fëmijët më të vegjël”, deklaroi Naumovska.

Grupi punues në MASH sot ka mbledhje për të konkretizuar modelin për shkollë fillore. Insistohet që të përfundojë deri të hënën. Ajo që do të dakordohet sot, do t’i propozohet Shtabit të Krizës dhe Qeverisë.

“Mbajmë llogari për të gjitha detajet. Byroja për zhvillim të arsimit insiston që ora të zgjasë 40 minuta, por unë personalisht mendoj se gjashtë apo shtatë orë mësimore fëmijët nuk mund t’i mbajnë me maska, ajo do të ishte barrë për ta. Vlerësoj se ka mënyrë edhe për orë mësimore 25 minuta të jetë efektive, mësimdhënësit kanë mënyra dhe metodologji se si të arrijnë rezultate”, tha Naumovska.

MASH ka përgatitur dhe model të kombinuar – mësim online dhe mësim me prezencë fizike. Mësim online do të ksihte vetëm nëse në vendbanim të caktuar shpërthen epidemia.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.