fbpx

Në trenat e Maqedonisë ende nuk mund të transportohet biçikletë, nisma qytetare “Në biçikletë” me peticion

-

Nisma qytetare “Në biçikletë” para zgjedhjeve parlamentare nisi peticionin #MojataCrvenaVeloLinija (#LinjaImeKuqePërBiçikletë) me të cilën politikanëve (deputetëve dhe anëtarëve të ekzekutivit) iu vendosën 10 kërkesa konkrete për të përmirësuar trafikun me biçikleta në vend. Midis tyre, lartë në vendin e katërt është kërkesa që Hekurudhat e Maqedonisë të mundësojnë transportimin e biçikletave në trena gjithandej në vend.

Online peticionin deri më tani e kanë nënshkruar mbi 1.600 njerëz, ndërsa nga “Në Rrota” theksojnë se do të përpiqen që “programi” i tyre me 10 kërkesa mbetet aktual derisa këto kërkesa të plotësohen nga politikanët.

“Si shtet që aspiron të bëhet anëtar i BE-së, ne duhet të harmonizojmë praktikat evropiane, duke ndjekur përpjekjet e Federatës Evropiane të çiklizmit (ECF), e cila kërkon sigurimin e të paktën 8 vendeve për biçikleta që funksionojnë në trenat që funksionojnë në nivel evropian, në vend të ndalesës nga Hekurudhat e Maqedonisë”, thuhet në kërkesën specifike të deklaruar në onlajn peticionin.

“Meta.mk” e njoftoi për këtë kërkesë në kompaninë shtetërore Hekurudhat e RMV-Transporti, prej ku u përgjigjën vetëm shkurtimisht se për çështjet në lidhje me transportin e biçikletave në trena tashmë janë përgjigjur në adresimet e mëparshme. Peticionin dhe nismën e vendosur nga “Në rrota” nuk e komentojnë.

Në fakt, ajo që Hekurudhat e RMV-Transporti kanë deklaruar më parë për “Meta.mk“ është se në trenat ekzistues kinezë nuk është paraparë hapësirë ​​për transport të biçikletave dhe se gjatë blerjes mjeteve të reja të transportit në të ardhmen do të planifikohet blerje e trenave me të cilët do të mund të transportohen biçikleta.

Ndërsa në vendin tonë transporti i biçikletave me trena është çështje e pazgjidhur, madje edhe në vendet fqinje çiklistët mund të udhëtojnë me tren pasagjerësh. Përveç faktit që trenat e rinj duhet të blihen me hapësirë ​​të destinuar për transportimin e biçikletave, në vagonët e vjetër dhe garniturat motorike, janë hequr një pjesë e ulëseve dhe vendosen doreza për lidhjen e biçikletave, në mënyrë që t’u sigurojnë qytetarëve më shumë përparësi gjatë udhëtimit e në atë mënyrë edhe rritje të lëvizshmërisë së popullatës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.