fbpx

Nuk mund të krahasohen shpërthimi në Bejrut me kimikatet në OHIS, pohon profesori Stafillov

-

Nuk ka krahasim ndërmjet fatkeqësisë në Bejrut, që është shkaktuat për shkak të shpërthimit të kimikatit që është magazinuar në mënyrë jo përkatës dhe rrezikut potencial për Shkupin nga kimikatet në OHIS, pohon profesori Trajçe Stafillov nga Instituti për kimi në FMN, shkruan Meta.mk. kloridi i vinilit, që është duke qëndruar në OHIS  tashmë disa dekada qëndron në një cisternë të vjetër, por është kimikat toksik dhe rreziku nga ai është i madh, por jo në mënyrën e nitratit të amoniumit që është shkaktari i shpërthimit shkatërrimtar në kryeqytetin e Libanit.

Një ditë pas fatkeqësisë në portin e Bejrutit, në të cilën mbi 100 persona e humbën jetën, ndërsa janë lënduar mbi 4.000 njerëz në rrjetet sociale u përhapën mendime se Shkupi mund të pësojë njëlloj nëse ndodh një fatkeqësi në OHIS ku ruhen kimikatet të rrezikshme, mbetje të prodhimtarisë së dikurshme.

Një ditë pas fatkeqësisë në portin e Bejrutit, në të cilën mbi 100 persona e humbën jetën, ndërsa janë lënduar mbi 4.000 njerëz në rrjetet sociale u përhapën mendime se Shkupi mund të pësojë njëlloj nëse ndodh një fatkeqësi në OHIS ku ruhen kimikatet të rrezikshme, mbetje të prodhimtarisë së dikurshme.

Bejruti pas eksplodimit. Foto: Anadolu Agency

Stafilov thotë se rreziku nga OHIS është i madh, por atje nuk ka materiale eksplozive. Fatkeqësinë në Bejrut e ka shkaktuar shpërthimin e 2.750 ton nitrat të amoniumit, që përdoret për plehra dhe bomba, i cili gjashtë vjet ishte ruajtur në port pa masa sigurie. Për krahasim, në OHIS ka 14 ton kloridi i vinilit, i cili aktualisht është nën mbikëqyrje.

“Nitrati i amonit përdoret për prodhimtari të eksplozivëve, ndërsa kloridi i vinilit është toksik dhe i rrezikshëm nëse thithet. “Të dy kimikatet nuk mund të krahasohen,” tha Stafilov.

Një nga objektet e braktisura në OHIS-it
Një nga objektet e braktisura në OHIS-it

Nëse valvulet e cisternës në OHIS dështojnë, kloridi i vinilit nuk do të shpërthejë, por do të lëshojë një substancë toksike që e kontaminon ajrin. Pikërisht për këto arsye, shpjegon Stafilov, për vite me radhë, rezervuari është nën mbikëqyrje të vazhdueshme, dhe në muajt e verës ka sistem për ftohje.

“Problemi me OHIS duhet të zgjidhet plotësisht. Është mirë që vitin e kaluar filloi projekti përmes të cilit u transportuan sasi të mëdha të substancave toksike për deponim të sigurt në inceneratorë në Evropë dhe në të njëjtin projekt do të zhvendoset kloridi i  vinilit. Sidoqoftë, deponitë e lindanit  dhe zhivës mbeten atje, të cilat janë një kërcënim i madh për shëndetin e njeriut, tokën, ajrin dhe ujërat nëntokësorë. “Ekziston një projekt pastrimi për deponinë e vogël të lindanit, por ka ende tre deponi, një prej të cilave është në një zonë për pikni”, theksoi Stafillov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.