RTM edhe zyrtarisht ka funksionuar me fitim, por me numër të zvogëluar të punonjësve në gjashtë muajt e parë

-

Radio dhe Televizioni i Maqedonisë (RTM) zyrtarisht ka realizuar rezultat pozitiv financiar nga rezultatet e punës në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, megjithëse të ardhurat e buxhetit të shtetit mbeten burimi kryesor i mbi 85% të të ardhurave të shërbimit publik, tregojnë raportet për operacionet financiare të RTM për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2020.

Në gjysmën e parë të vitit, Radiotelevizioni Kombëtar ka realizuar të ardhura totale prej rreth 8 milionë euro, ndërsa shpenzimet kanë qenë mbi 6.8 milion euro. Kështu, të paktën zyrtarisht, është realizuar rezultat pozitiv financiar nga operacioni në vlerë prej 1.2 milion euro.

Pavarësisht, në dokumente është shënuar vërejtje se në anën e të ardhurave ka një ulje të madhe të të ardhurave të planifikuara nga shitja e kohës për reklama, si dhe të ardhurat që ishin planifikuar nga jashtë. Ajo që është realizuar plotësisht janë fondet e transferuara nga Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës (MSHIA).

Në anën e shpenzimeve, kostot e të drejtave programore janë ulur ndjeshëm në krahasim me atë që ishte parashikuar, ndërsa ka pasur ulje të shpenzimeve për udhëtime dhe shpenzime të zakonshme, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë Kovid-19 mbi punën e RTM-së.

Më shqetësuese janë të dhënat për numrin e të punësuarve në shërbimin e radiodifuzionit publik, të cilët duhet të krijojnë program cilësore për radio dhe televizion. Që nga 30 qershori 2020, numri i të punësuarve në Radiotelevizionin Kombëtar ishte 752 ose 16 persona më pak se në fund të vitit të kaluar. Në gjysmën e parë të vitit, RTM nuk ka punësuar asnjë person në vendet bosh.

MSHIA, në pranverë e miratoi sistematizimin e ri të vendeve të punës në RTM, me të cilin është planifikuar që stafi ekzistues të forcohet me 460 punësime shtesë. Sidoqoftë, kjo ministri duhet të aprovojë Planin për punësim dhe sistematizimin e punonjësve, për çka nevojitet miratimi nga Ministria e Financave. ”Meta.mk“ tashmë ka shkruar që më se gjysma kuadrit që mungon në shërbimin publik janë gazetarë dhe staf krijues që duhet të krijojnë një program radio dhe TV.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...