Ristoska: Nëse nuk na vazhdojnë afatin, kemi plan rezervë

-

Prokurorja publike nga Prokuroria Speciale, Lençe Ristoska sonte në emisionin “Top Tema” përsëriti apelet për vazhdimin e afatit për ngritjen e aktakuzave që i posedon PSPS, por thekson se nëse kjo nuk ndodh, atëherë ata kanë plan “B”.

“Apelojmë të vazhdohet afati për ngritjen e aktakuzave i cili zgjat deri më 30 qershor. Nëse kjo nuk ndodh, kemi disa variante të cilat i shqyrtojmë dhe për këtë do të përmbahemi nga komentimi i planit “B”. Janë në lojë disa opsione. Sigurisht që ato materiale nuk do të qëndrojnë në kasafortë sepse qytetarët duhet të dinë çka ka ndodhur”, tha Ristoska.

Ristoska tha se nuk mund të tregojë se sa aktakuza PSP do të ngrejë deri në përfundim të afati, por shpreson se do të ketë shumë.

Në pyetjen se ku gjendet biznesmeni Sead Koçan ndaj të cilit ka fletë- arrest ndërkombëtarë, Risotska tha se informacionin zyrtar të cilin e ka Specialja është se ai është në arrati.

Ristoska vuri në dukje se nuk kanë frikë se Gjykata Kushtetuese do ta shpall Prokurorinë Speciale për institucion jo- kushtetues dhe duke u përgjigjur në pyetjen nëse pret PSP në të ardhmen të integrohet në prokurorinë e rregullt publike.

Ristoska shtoi se SPSP ende ballafaqohet me pengesa gjatë bashkëpunimit nga instanca tjera dhe si shembull të fundit përmendi problemi që e kishte Specialja me Drejtorinë për kundërzbulim financiar.

“Kemi dorëzuar kërkesë për dënimin e personave përgjegjës dhe kjo disi çuditërisht po zvarritet. Si shembull do ta përmend kërkesën për dënim që e ngritëm ndaj drejtorit të Drejtorisë së sigurisë dhe kundërzbulimit sepse ky institucion nuk u përgjigjet kërkesave tona”, tha Ristoska në emision.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...