fbpx

Gruevski u paraqit në Kuvend, LSDM akuzoi se Mijalkovi ka filluar biznes me naftë

-

Në frymë shumë të ngjashme nga ajo e javës së kaluar, edhe sot, në vazhdimin e gjashtë të Seancës konstituive të Kuvendit, sërish u dëgjuan akuza dhe bllokim të qëllimshëm të punës së Parlamentit, për punë kundër shtetit dhe interesave nacionale të Maqedonisë.

Në pjesën e parë u paraqit edhe lideri i VMRO DPMNE-së dhe deputeti Nikola Gruevski, për herë të parë pas 30 dhjetorit ndërsa më pas, pas pauzës lëshoi seancën.

Damjan Mançevski nga LSDM kërkoi të mos bllokohet seanca që të mbrohet, siç tha, “kryesia kriminale e VMRO DPMNE-së”. Ai foli për rastin e ti apo, siç tha, për “krimin” e Sasho Mijalkovit.

“Përderisa ju këtu e bllokoni Kuvendin dhe institucionet, kryesia juaj pasurohet. Gjashtë milionë euro ka harxhuar Mijalkovi në janar dhe mars që të blejë depo për naftë dhe pompa benzine. Për këtë e bllokoni Kuvendin? Këtë krim po e mbroni”, tha Mançevski.

Për rastin, më saktë foli bashkëpartiaku i tij, Lupço Nikolovski.

“Kjo është gjendja rrjedhëse e “Best Way Investment” nga Shkupi të cilët pikërisht në këtë periudhë derisa njerëzit protestojnë jashtë, e blenë “Om Petrol-in”. Udhëheqës apo më saktë bashkë- udhëheqës i vetëm i kompanisë është i biri i kushëririt të parë të Nikola Gruevskit. Pikërisht përmes këtyre bizneseve, derisa qytetarët protestojnë zgjerohet biznesi i depove të benzinës dhe pompave të benzinës. Nuk është patriotizmi në pyetje, bëhet fjalë për zgjerimin e pasurisë së këtij pushteti kriminel”, tha Nikolovski.

Radmila Sheqerinska parashtroi pyetjen pse Gruevski në kongresin e Partisë Evropiane Popullore në Maltë ka harxhuar të holla shtetërore dhe ka shkuar me truproje, ku u përgjigje Ilija Dimovski i cili theksoi se truproja ka edhe bashkë- partiaku i saj, ish ministri i brendshëm Oliver Spasovski dhe se kjo është sipas ligjit.

Seanca konstituive do të vazhdoj nesër më ora 11.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.