fbpx

Stanishev me kritika të ashpra për gjendjen në politikën maqedonase

-

Partia Evropiane Socialiste (PSE) me brengosje të madhe ndjek ngjarjet e fundit në Maqedoni- deklaroi anëtari i grupit të socialistëve në Parlamentin evropian dhe nën-kryetar i komisionit të përzier parlamentar i BE –Maqedoni, euro- deputeti nga Bullgaria, Sergej Stanishev i cili njëherit është kryetari i Partisë së socialistëve evropian.

-Proceseve demokratike dhe besimit të institucioneve iu kërcënohet një konfrontim më i madh. Më shumë herë Komisioni evropian dhe OSBE paralajmëruan kundër kërcënimeve ndaj votuesve dhe mungesën e pavarësisë së gjyqësisë, që shpesh është e partizuar. Në një ambient të shëndoshsë demokratik, opozita duhet të jetë e aftë të punoj në liri të plotë. Akuzat kanë motivim të qartë politik- deklaroi Stanishev për “Meta”.

Stanishev personalisht nuk është i njoftuar me incizimet nga përgjimet, por theksoi se kjo është e papranuar.

-Personalisht nuk jam i njoftuar me incizimet që janë publikuar, por mundësia që mijëra njerëz janë përgjuar është shokuese dhe e papranuar. Më tej, liria mediatike është elementare për demokratik funksional dhe është e çuditshme që deklaratat e Zaevit aq pak ishin të mbuluara nga mediumet. Mediumet mund të pajtohen ose jo me disa informacione, por obligimi i tyre kryesorë është që t’i informojnë njerëzit dhe të garantojnë liri se mund ta bëjnë këtë- tha Stanishev.

Stanishev paralajmëroi edhe mision të socialistëve evropiane në Shkup për javët e ardhshëm që të njihen me situatën nga afër dhe të kenë pamje të qartë për ngjarjet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.